Te reja nga muzika

    Share

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Te reja nga muzika

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:21 pm

    "U2", shet 44 mijë bileta brenda 40 minutash

    Të 44 000 biletat e koncertit që do të zhvillojë grupi "U2" më 18 korrik në Zyrih u shitën brenda një hapësire kohore prej 40 minutash, njoftuan organizatorët e turneut të grupit irlandez të muzikës rock. "Biletat nuk janë shitur asnjëherë kaq shpejt për ndonjë koncert të organizuar në stadiumin "Letzigrund" në Zyrih", deklaroi një zëdhënës i agjencisë zvicerane të lajmeve ATS. Çmimi i biletave shkon nga 108-171 franga zvicerane (70-110 euro). Koncerti i 18 korrikut do të jetë i vetmi koncert i grupit "U2" në Zvicër në kuadër të turneut të tij botëror "Vertigo Tour" që pritet të fillojë më 28 mars në SHBA. Koncerti i fundit I grupit "U2" në Zvicër është bërë në korrik 2001. Grupi ka parashikuar 13 koncerte në SHBA më pas 24 në Europë duke filluar nga Brukseli më 10 qershor. "How to dismantle an atomic bomb", albumi i fundit i "U2" u shit në 8,5 milionë kopje në të gjithë botën, bëri të ditur në fund të janarit shtëpia diskografike "Universal".


    Madona, se shpejti me nje album te ri

    Degjoni, degjoni, albumi i ardhshem i Madones do te jete rock. Lajmi i publikuar ne te perditshmen britanike "Sun", thekson se albumi i ri i kengetares, i cili pritet te mberritje ne tregun muzikor ne fund te vitit do te kete nje tjeter drejtim, totalisht rock. "Madona ka perfunduar pothuajse punen per albumin e saj te ri, duke i dhene doren e fundit te regjistrimeve ne studio. Kete here kengetarja do ti ofroje fansace te saj rritme rock, krahasuar me tungujt qe shpesh i ka dhuruar fansave te saj. Duke jetuar per nje kohe te gjate ne Britani, Madonna eshte ndikuar shume nga bandat muzikor te muzike rock, si Franz Ferdinand e The Darkness"-shpjegon "Sun". Per kete aventure te re diskografike, e cila vjen menjehere ne tregun muzikor pas, Madona ka bashkepunuar me produktorin e njohur Christian Carlsson, i cili e ka ndihmuar Britney Spears per realizimin e "Toxic".

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Rikthehet Bruce Springsteen

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:22 pm

    Rikthehet Bruce Springsteen
    Fansat e Bruce Springsteen do të kenë një vit të pasur me këngët e reja që idhulli i tyre do të prezantojë në muajin Prill. "Devils & Dust", është albumi i ri i këngëtarit, i cili rikthehet pas një mungesë të gjatë në tregun muzikor. Ai ka bashkëpunuar më produktorin Brendan O'Brien, për realizimin e diskut të ri dhe thekson se këngët ndjekin rrymën e mëparshme, me disa devijime te ndjeshme. Në vitin 2002 këngëtari u prezantua me "The Rising" që ishte një tregues i kontradikateve që këngëtari kishte me presidentin Bush dhe ndërhyrjen e asokohe të trupave amerikane në Irak. Ndërkohë pritet që menjëherë pas publikimit të albumit këngëtari të nisë një turne në të gjithë botën, ku vendet e Evropës pas dyshim do të përfshihen në axhendën e këngëtarit.

    Black Sabbath, grupi rock më i mirë i të gjithë kohërave

    "Black Sabbath" renditet ndër grupet rock më të mirë të të gjitja kokërave, është ky përfundimi i një sondazhi organizuar nga revista britanike "Kerrang". Albumi i tyre "Paranoid" nga viti 1970 u klasifikua në Top 10, para grupeve si Sex Pistols me albumin "Never Mind the Bollocks" në vendin e tretë, Iron Maiden dhe grupi Queen. Lajmi i publikuar në stuff.co.nz, thekson se albumi "Paranoid" konsiderohet nje nga me te suksesshmit, deri ne ditet tona, edhe për faktin se rryma që ai solli shërbeu për frymëzimin e grupeve të reja muzikore. Ky sukses ka ndjekur Blac Sabbath deri ne 1979, kur lideri i grupit Ozzy Osborne largohet per te vazhduar karrieren si solist. Grupi "The Clash" me albumin "London Calling" u radhit i shtati, Manic Street Preachers me albumin "The holy Bible" ne te dhjetin.

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Alanis Morisette, pas 10 vjetesh me nje album në treg

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:23 pm

    Alanis Morisette, pas 10 vjetesh me nje album në treg
    Alanis Morisette do të ripublikojë pas 10 vjetësh albumin më të sukseshëm të karrirës së saj. Bëhet fjalë për “Jagged Little Pill” i cili në atë kohë është shitur në mbi 30 miljon kopje në mbarë botën. “Jagged Little Pill” ka përmbajtur hite si ´You Oughta Know´, ´Hand In My Pocket´, ´All I Really´ Want´, ´Ironic´, ´You Learn´ e ´Head Over Feet’. Gjithashtu po këtë vit ajo do të publikojë një album me realizimet më të mira muzikore. Nuk e di pse, por po dyshojmë që ajo nuk është fort mirë nga ana financiare këtë periudhë!

    Madonna querela consulente d'arte

    Madona ka denoncuar konsulentin e saj te artit, pasi ky i fundit i detyrohet asaj 265 mije dollare per shitjen e nje pikture. Çeshtja gjyqesore ndaj Darlene Lutz, qe prej kohesh mban postin e konsulentit artistik te kengetares, do te gjykohet nga togat e zeza ne Manhatan per shkeljen e nje marreveshjeje, e cila bazohet ne deshmine e dy grave. Denoncimi bazohet ne detaje te shkeljes se te drejes se autorit, pasi Lutz, ka lejuar shitjen e nje pikture orgjinale, e cila ka sherbyer me as si kopje per tu hedhur ne treg, kunder vullnetit te kengetares se njohur.

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Grupi Blue, anullon koncertet

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:23 pm

    Grupi Blue, anullon koncertet
    Lajmi shumë të këqija për fansat e grupit britanik Blue. Ata sapo kanë anulluar turneun e tyre. Gjithçka ka ndodhur pasi një laringit ka prekur Lee Ryan, që e ka detyruar pjesën tjetër të grupit të anullojë programin e tyre koncertor. “Na vjen shumë keq që kemi vendosur të anullojmë përkohësisht turneun për muajt prill-mars. Lee Ryan është vizituar tek mjeku dhe nuk është në formën e duhur për të marrë pjesë në koncertet e parashikuara. Mjeku i ka sugjeruar atij 6 javë pushim, prandaj dhe kemi vendosur të respektojmë mikun tonë. Menjëherë pas përmirësimit të shëndetit të tij, banda do ti kthehet turneut”-ka deklaruar zëdhënësi i bandës muzikore. Ndërkohë që Ryan, ka pohuar se i vjen keq që ka zhgënyer gjithë fansat, por ka premtuar që do të ofrojë supriza të reja menjëherë pasi të bëhet mirë.

    Sanremo, 4 këngëtarë kundër basteve të Bonolis

    Gigi D'Alessio, Paolo Meneguzzi, Marina Rei dhe Anna Tatangelo kanë kërkuar ndërprerjen e basteve të sapo nisura në edicionin e Festivalit të Sanremos. Katër këngëtarët kanë kërkuar që të dalin nga lista e basteve, të cilat kanë përhapur një debat të madh në rradhët e këngëtarëve, pasi kjo gjë dëmton imazhin e tyre artisik. Ajo që sivjet është quajtur një risi nga drejtori artistik i festivalit Paolo Bonolis, është futja e këngëtarëve në një bast të ligjshëm, i miratuar tashmë nga juaria, gjë e cila nuk është pritur mirë nga këngëtarët. Ndërkohë që mësohet se parafestivali i sivjetshëm i Sanremos, po etiketohet si mjaft komercial, për shkak se Bonolis ka kërkuar që ta kthejë këtë festival në popullor, duke integruar lojrat fitimprurëse të kësaj kategorie, gjë e cila nuk është pritur mirë nga pjesëmarrësit.

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Artistet Shqiptare te Amerikes ne Tirane!

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:24 pm

    Artistet Shqiptare te Amerikes ne Tirane!
    Ne daten 19 Mars 2005, diten e Shtune ora 19:00 ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane grupi artistik ALBA nga New Yorku do te shfaqe per publikun artdashes te kryeqytetit nje Koncert - Live me titull: PRANVERE NE TIRANE. Te larguar nga Shqiperia afersisht nje dekade me pare,artistet profesioniste te ketij grupi rikthehen ne skenen shqiptare me mallin per vendlindjen si dhe per publikun shqiptar. Emra te tille te njohur si kengetaret Merita Halili, Eli Fara, Gezim Nika, Fitore Mamaqi, vellezerit Zena, Eli Rizo, muzikantet e talentuar Edmond Xhani, Artan Kushi, Ilir Dangellia, Maksim Vathi, Dritan Papa e Murat Rama i mungojne publikut te kryeqytetit prej nje kohe shume te gjate. Kjo ben qe interesimi per kete aktivitet te jete i madh. Ne program do te kete pjese te zgjedhura nga muzika shqiptare dhe ajo amerikane. Programi do te prezantohet nga Elmira Xhani. Materialet muzikore do te shoqerohen nga orkestra Alba. Te ftuar ne kete Koncert do te jene edhe disa muzikante te njohur nga Tirana, bashkepunetore dhe kolege te nderuar te ketij grupi artistik. Organizator dhe drejtues artistik i grupit Alba eshte kitaristi Edmond Xhani.
    __________________
    Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Tinguj zemre, nga violina e Krajës

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:25 pm

    Tinguj zemre, nga violina e Krajës
    Artistja shqiptare që prej 10 vjetësh jeton në Itali, ka regjistruar albumin e saj të parë në duet me pianisten koreane Huh Yong Jeong.

    Tinguj zemre, nga violina e Krajës

    “Muzika që po dëgjojmë, flet për muzikën e shpirtit. Prej jehonës që lind nga ky takim pasqyrohet universi i zemrës njerëzore”. Kritika e Daisaku Ikedës e ka vlerësuar me bujari, ashtu si shtypi vendas, ai italian, e ka pritur albumin e violinistes shqiptare Anila Kraja, e cila prej dhjetë vitesh jeton në Romë. E ka quajtur “Heart Strings” (Tinguj zemre) dhe për këtë regjistrim Kraja ka bashkëpunuar për disa duete me pianisten koreane Huh Yong Jeong. Violinistja ia dedikon Heart Strings “të gjithë njerëzve që e duan jetën dhe që, në sajë të muzikës, duhen edhe më shumë”.

    E gjithë rruga e saj ka qenë në ngjitje. Studion violinë që në moshën 6 vjeç me mjeshtrin Robert Papavrami dhe pedagogen Rajmonda Koço. Diplomohet në Akademinë e Arteve në Tiranë me rezultate të shkëlqyera. Instrumentiste në teatrin e Operas dhe Baletit dhe pedagoge në Akademninë e Arteve të Tiranës. Në Itali perfeksionohet në Akademinë Umbria me mjeshtrin E. Perpich dhe në kursin e muzikës së dhomës pranë Akademisë Chigiana me mjeshtrin Ricardo Brengola. Koncertet në Kampidolio, në Pallatin Barberini për nder të presidentit të Republikës së Shqipërisë, koncerti në Monte Vibio pranë Todit për inaugurimin e veçantë të teatrit më të vogël të botës, e deri në Festivalin Kombëtar të Muzikës Bashkëkohore në Romë etj.

    Ndërsa Huh Yong Jeong është artiste e re e talentuar e lindur në Chon (Korea e Jugut). Fillon të studiojë piano në moshë 6-vjeçare, duke vazhduar të studiojë në Romë në Konservatorin Santa Cecilia në udhëheqjen e mjeshtrit F.De Cesare. Pasi diplomohet në Seul në vitin 1993, vazhdon studimet dhe laureohet në Konservatorin e Santa Cecilias. Ka ndjekur shumë kurse e Master-Class me mjeshtëra të shquar. Ka një aktivitet të dendur koncertor me orkestra të ndryshme në vendin e saj dhe në Itali. Eshtë fituese e konkursit BLA Grand Priz 2003 etj.

    “Nuk është e rastit që së fundi ka regjistruar CD-në e saj me titullin Heart Strings (Tinguj zemre), që duke dashur të përkthejë muzikën në fjalë është një sintezë heterogjene e stileve, melodive, që nga 600-a e J.S. Bahut (shfaqet edhe Gunò me Ave Marinë e tij) deri në 900-ën e Williams (muzika e filmit Shindier’s List), që nga meloditë e Glukut tek virtuoziteti i tejskajshëm i Fluturimit të brumbullit të Rimsky-Korsakovit, duke e kaluar harkun e saj përtej kufijve muzikorë të zakonshëm, me detaje dinamike që ngjajnë me ultratingujt e shpirtit”. Është ky vlerësimi që kritika vendase ka dhënë për violinisten shqiptare me rastin e daljes së “Heart Strings” E lindur në Tiranë, ajo rrjedh nga një familje artistësh, i vëllai Nestor Kraja, kompozitor dhe daja i saj koreograf, Agron Aliaj, në moshën 10-vjeçare del në skenën e koncerteve.

    “Ja, nëse instrumentat muzikore do të kishin shpirtin e tyre, Anyla do të qe shpirti i violinës, shpirti i saj melankonik, esenca e saj e pakapshme, gotitjet e saj perkusive dhe njëkohësisht shushuritëse, e padukshme dhe njëkohësisht prezente. Një formë abstrakte energjie që i jep jetë ndjenjave më të fshehta e që përshkon rrugën më direkte nga veshi deri në zemër. Një hark i ngjeshur mirë nëpër tela, plot vibracione dhe emocion, e njëkohësisht i fortë gati të bëhet, në mënyrë patradoksale, materie.”
    Anyla Kraja ka fituar në Itali në prill të vitit 2004 “Premio Ciociaria”, çmim që i është akorduar njëkohësisht Ministrit të Brendshëm, Shkëlqesisë së tij, Pisanu, prezantuesit të RAI-t Fabricio Fricit, kryekirurgut prof. Mikele Galiuçi, gazetarit Luka Xhurato. Ky çmim i cili që prej 30 vitesh i jepet më të mëdhenjve, që nga Menem-i, president i Republikës së Argjentinës, e deri Gorbaçovit, që nga don Gelmini tek austronauti Guidoni, nga presidenti Sandro Pertini tek Alberto Sordi, Pipo Baudo, Nino Manfredi, Mara Verner, Mauricio Kostanco e plot personaliteteve deri tek papa Gjon Pali II.

    E pakënaqur, “rrezikon” të bëhet ambasadore e FAO-s (Food and Agriculture Organization of the United Nations) titull të cilin e mbajnë sot Carla Fracci, Gina Lolobrigida, Rita Levi Montalcini Dionne Warëick, pas performancës entuziaste që ajo bëri në zyrat qëndrore të Romës, përpara kryetarëve të shteteve, ambasadorëve, përfaqësuesve të trupit diplomatik, përveç 1200 personave të tjerë të mbledhur për Ditën Botërore të ushqimit, në një heshtje religjoze gjatë lojës së saj. Pas Marta Argerich, pianistja më e madhe sot, llogaritet si një nga muzikantet që kanë arritur të dalin nga anonimati drejt një publiku të gjerë duke reflektuar shpesh talent edhe përmbi burrat.
    __________________
    Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.

    Sponsored content

    Re: Te reja nga muzika

    Mesazh  Sponsored content Today at 8:54 pm


      Ora është Sat Dec 03, 2016 8:54 pm