Intervista

    Share

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Intervista

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:28 pm

    Me poshte eshte lista e kengetareve , grupeve dhe kompozitoreve te ndryshem te intervistuar: (jo nga une, sigurisht )


    Alketa Vejsiu , Tatjana Isaj , Irma Libohova , Ermali i "The Dreams" , Bleona Qereti , Tonin Tërshana , Gjergj Jorgaqi , Tania Doko , Ermira Babaliu , Ledina Çelo , Flori i ''West Side Family'' , Gili , Etleva Golemi , Lirio Nushi , Elida Bardhi , Eli Fara , Rovena Dilo , Elita 5 , Leonora Jakupi , Mustafa Mehja , Dasmoret , Ana Oxa , Adrian Gaxha , Shpat Kasapi , Manjola Nallbani , West Side Family , Redon Makashi , Telex , Alfred Kaçinari (Kompozitor) , Mihrie Braha , Evis Mula , Mariza Ikonomi , Erjon Zaloshnja & Eneda Tarifa , Vjollca Luka , Eliza Hoxha , Eda Zari , Adriana Ceka , Ardit Gjebrea , Eris Hoxha, Manjola Nallbani, Bojken Lako, Veli Sahiti, Adelina Ismajli, Tingulli 3, Elsa Lila, Anjeza Shahini, Ritmi i Rruges, Ema Bytyçi, Mira Konci, Rovena Stefa, Anita Bitri, Gjergji Jorgaqi, Sabri Fejzullahu, Shpend Ahmeti, Jonida Maliqi, Sherif Merdani, Hetem Qerimi (Violinist), Aleksander Gjoka, Arber Dhomi, Saimir Pirgu...

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Alketa Vejsiu

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:29 pm

    Alketa Vejsiu

    Alketa Vejsiu: Tani edhe menaxhere

    Cila është pyetja tipike që bën një gazetar kur takon një person Vip? “Çfarë të reje ka nga ty?“ Pikërisht këtë pyetje i bëra Alketës kur e takova para pak ditësh. Dhe të rejat e saj qenë befasuese. Do të marrë pjesë tek Kënga Magjike me një duet, do të hapë një web side dhe do të rikthehet në radio. Por jo vetëm kaq. Mendoni, është vetëm 19 vjeç dhe mbasi ka provuar çdo gjë në skenë (këngëtare, prezantuese, balerinë), ka ’guxuar’ të kthejë kokën edhe nga bota e biznesit. Ja si ka ndodhur...

    “Pata një kontakt me drejtuesin e Karelias në Greqi dhe më tha se unë isha një figurë e përshtatshme për tu marrë me promocionet e Karelias në Shqipëri. Ishte një ofertë shumë interesante që më lidhi me këto njerëz. Më pas unë krijova kontakte me agjensinë promocionale On Time Concept me qendër në Greqi i cili ka një buxhet të përvitshëm që ia dedikon reklamave dhe promocionit. Një nga organizimet e saj ishte edhe ai i përvjetorit të Pepsit që u bë para pak kohësh këtu në Tiranë. Është një eksperiencë shumë e mirë sepse ke mundësi të merresh me botën e menaxhimit dhe të vetëmenaxhimit gjë që mua më lidh në një lloj mënyre me artin, sepse është shumë e rëndësishme që të dish të vetmenaxhohesh kur je figurë publike pa e konsumuar veten dhe duke dhënë më të mirën atëherë kur duhet tek publiku. E futur në këtë botë kaq të bukur biznesi (për të cilin edhe studioj) mendoj që më vonë të kem edhe unë një biznes timin, pra diçka në funksion të së mirës materiale. Ndërkaq arti do të vijë paralelisht me të gjitha këto sepse është një dashuri shumë e madhe që ma bën jetën shumë të bukur. Tani jam asistente menaxhere e kësaj agjensie me qendër në Athinë. Është pak e vështirë të kuptohet ky lloj aktiviteti në Shqipëri sepse ekziston ideja se një sipërmarrës e bën çdo gjë vetë, ndërkohë që bota punon me agjensi për imazhin dhe publicitetin e biznesit të vet. Jam shumë e stimuluar aty moralisht, profesionalisht dhe ekonomikisht.“

    Mendon t’i japësh imazhin tënd një produkti ashtu siç bëhet në botë ku një person i njohur hyn si të thuash garant për një produkt duke pohuar se ai vetë e përdor atë?
    Po, është një ide për Pepsin dhe sikur kjo kompani të pranonte, unë do ta bëja me kënaqësi, meqenëse jam dhe brenda standarteve të imazhit që ato kanë zgjedhur në botë si psh Britney Spears. Pra kërkohet një femër bionde, elegante dhe personazh spektakli. Do më pëlqente vërtetë sepse mendoj se i përmbush kriteret.

    LUKU

    Më mirë kur më thonë seksi
    Stili dhe eleganca e karakterizojnë Alketën edhe në jetën e përditshme. Është padyshim një nga personazhet femra me një pamje që gjithmonë tërheq vëmëndjen.
    Ngjyrat:
    Ajo pëlqen ngjyrat e forta dhe kombinimet nga më të çuditshme të ngjyrave. Çiklamina, gurkali, kombinimi i jeshiles me të verdhën, portokallisë me gurkalin etj.
    Stili:
    Jam kulmi i ekstremeve. Di të vishem mjaft mirë me atlete e xhinse ashtu siç vishen bashkëmoshatarët e mi, por kur jam e ftuar në ndonjë party apo koktej vishem shik, kryesisht me të zeza apo të kuqe, funde treçerekëshe duke dalë disi nga mosha ime. Më pëlqen eleganca dhe them se ashtu ngjaj mirë. Takat, veshjet e zhveshura gjithsesi për herë të parë i kam provuar në skenë, në moshën 17 vjeçare tek “12 ëndrrat e një nate vere“. Më krijuan shumë komplekse këto veshje, por stilisti Ardi Asllani mundohej të gjente diçka të mesme, të pranueshme, që të ndjehesha mirë.“
    Aksesorët:
    “Jam e marrosur mbas tyre, kam bizhu pa fund: rripa, shalle, çanta e këpucë që s’kam ku t’i vë“.
    Truku:
    “Mendoj se më shkon, sikur më transformon biles, por nuk e përdor shpesh në jetën e përditshme“.
    Pse u bëre bionde?
    Krejt aksidentalisht. Duke shtuar fije, pa kuptuar po bëhesha komplet bionde. Por ndjehem mirë kështu, megjithëse duan pak punë që t’i mbash.
    Mardhënia me syzet optike. të cilat herë i mban dhe herë i heq...
    Edhe syzet më mbetën aksidentalisht. Nuk kam nevojë për to. Vera Grabocka m’i sugjeroi në fillim për të ngjarë pak më e rritur. Edhe mua më pëlqen vetja me to, më duket diçka trendy.
    Më mirë kur të thonë seksi apo e bukur?
    Kur më thonë seksi. Sepse kur je e bukur, nuk është edhe aq merita jote, ndërsa kur je seksi ke mundësi të japësh gjithmonë diçka interesante, diçka të re. Mua më thonë seksi dhe interesante më së shumti.
    Si veshen femrat shqiptare sipas teje?
    Sajohen shumë. Përdorin në jetën e përditshme veshje jo komode, sikur duan të tërheqin vëmëndjen me to. Bëhet veshja qëllim në vetvete. Më pëlqen kultura që kanë femrat për tu mbajtur, por ekzagjerimi më duket i tepërt. Më pëlqen thjeshtësia, e kombinuar por jo e zhveshur, me ngjyra të bukura por jo estravagante.

    MARDHËNIET ME NJERËZIT

    Si sillesh me moshën tënde?
    Njësoj si ato sepse nuk dua ta kaloj këtë fazë të jetës pa e shijuar njëlloj si bashkëmoshatarët e mij. Unë vrapoj të shkoj në shkollë, rri pi kafe me miqtë i mi, qesh edhe me ndonjë budallallëk pa i paragjykuar shokët e mi. Është bukur. Nuk vjen më kjo kohë.
    Me fansat...?
    Kënaqësinë më të madhe e marr nëpër turnetë në rrethe. Atje njerëzit janë më të ngrohtë se sa në Tiranë. Ndërsa në përgjithësi meshkujt janë më të ngrohtë kudo, ato të afrohen më shumë. Tek spektakli “12 ëndrrat e një nate vere“ kam dhënë autografe dhe kam bërë fotografi pa fund. Kushedi në sa albume mund të jem edhe unë. Gjithsesi meqë jemi tek fansat, dua t’ju them të gjithë atyre që duan të kenë kontakt me mua se adresa ime elektronike është [email address]. Më pëlqen të komunikoj me të gjithë. Gjithashtu brenda pak ditësh unë do të kem edhe web sid -in tim www.alketa.com.
    Me kolegët...?
    Në ambientet artistike tek tuk ka ndonjë përplasje të vogël, ka shumë xhelozi. Edhe kur nuk e shprehin, me intuitë arrin ta kuptosh, por jeta më ka mësuar që të dal edhe pak nga vetja duke bërë sikur s’kupton. Në mardhëniet profesionale shpesh kam ndenjur si fëmijë i bindur por edhe kam debatuar aty ku duhet sepse gjithsesi unë kam personalitetin tim, sepse gjithkush duhet të më vlerësojë për atë që jam e jo për vitet që kam jetuar. Kam patur një moment të vështirë kur duhet të zgjidhja mes radios dhe Verës, ku kolegët e radios ngelën pak keq, por më pas çdo gjë u zgjidh me mirëkuptim. Gjithsesi unë jam edhe pak e përkëdhelur nga fati sepse në fakt duhet të trokasësh aty ku duhet për të marrë atë që meriton.
    Më mirë me kolegë meshkuj apo femra?
    Meshkuj padiskutim, merresh vesh shumë më mirë me to. Vera është një përjashtim edhe për faktin se ajo nuk është kolegja ime, por mësuesja ime në çdo gjë.
    Një kompiment dhe një e sharë...
    Më vjen inat kur më thonë ’llafazane e vogël’, sepse në jetë unë jam krejt tjetër gjë. Jam tip i qetë dhe shumë e shtruar. Ndërsa komplimete, plot që nga looku e të tjera me radhë.

    EMOCIONE SKENE...

    “Kur mora çmimin kënga hit tek Mikrofoni i Artë sivjet.
    Gjithashtu kam qarë me lot kur më ktheu publiku tek Kënga Magjike edicioni i parë.
    Emocion i veçanatë ka qenë kur kam prezantuar Scorpions. Nuk më kujtohet ndonjë moment tjetër...“

    Kur ndjehesh më mirë kur këndon, kur vallëzon apo kur prezanton?
    Më pëlqen kur konkuroj në skenë, si tek Kënga Magjike ose Mikrofoni i Artë. Është një emocion i jashtëzakonshëm. Ndoshta ngaqë kam marrë çmime, se përndryshe mbase nuk do më linte këtë shije.
    Të ndodh që të ngelësh pa fjalë kur prezanton?
    Se besoj por edhe po të ndodhë, unë nuk e kam problem të them “e harrova“ dhe kaloj tek pika tjetër ose shkoj mbrapa kuintave për të marrë skenarin.
    Nëse do të kesh dy oferta në të njëjtën kohë: si prezantuese dhe si këngëtare, kë do të zgjidhje?
    Prezantuesen, sepse kur prezantoj edhe e këndoj ndonjë këngë e përveç kësaj në prezantim ndjehem më e sigurtë. Por më vjen keq që në këtë fushë nuk kam konkurencë sepse Shqipëria ka shumë pak prezantuese. E vetmja për shijet e mia është Rudina Magjistari.

    ALKETA DHE DASHURIA

    Kur ke dashuruar për herë të parë?
    Në klasë të pestë me një djalë nga Korça me të cilin luanim topa zhytsi e topa djegsi, nganjëherë edhe me peta. Ishte goxha bukurosh, por historia nuk qe e destinuar të bëhej diçka serioze.
    Je e dashuruar tani?
    Jam. Mos më pyet më shumë se nuk flas.
    Në rregull, kalojmë në test. Pëlqen meshkujt moshatarë apo më të rritur se ti?
    Më të rritur se vetja. Jam pjekur para kohe sepse ashtu më ka ardhur jeta, është tjetër trajtim, nuk lodhesh shumë për të dhënë nga vetja jote, ato të pranojnë ashtu siç je. Dhe në fakt do të ishte një dështim total nëse ato do të tentonin të më ndryshonin. Megjithatë nuk mund të mohoj faktin se edhe më moshatarët e mi ndjehem shumë komode. Jam e shpenguar, e lirshme. Por po shkoj drejt të njëzetave dhe duke vënë edhe llogjikën në punë them se një mashkull i rritur edhe më përshtatet.
    Je xheloze?
    Pa shkak asnjëherë. Mbase xheloze janë ato lloj femrash që iu mungon diçka dhe mbase dikush tjetër i plotëson, por unë e ndjej veten shumë të kompletuar.
    Cila tip femre mund të të konkurojë?
    Nuk e vras mendjen fare për këto gjëra. Po qe se ai do t’ja hedhë dikujt sytë apo dikush do t’ia hedhë sytë atij, le ta bëjnë, nuk u përmbys bota. Nëse ai do të mendojë se ajo tjetra ka diçka më tepër, ai do të humbasë diçka me shumë vlerë dhe jo unë. Në këtë rast kam një mbivlerësim për veten time. Jam tip shumë e përqendruar tek një lidhje dhe pretendoj të njëjtën gjë edhe nga miku im. Në momentin që do të jetë edhe një i tretë në mes, unë këndoj atë këngën “S’mund të jemi tre“ dhe mbaron puna. Biles që të jem e sinqertë unë këtë këngë më shumë e këndoj për vete se sa për të tjerët.
    Më mirë një mashkull i spektaklit apo i zakonshëm?
    Jo, i spektaklit nuk më pëlqen.
    Pra i dashuri jot nuk qenka i spektaklit?
    No comment...

    Tek Kënga Magjike sivjet kam një dyet me Florin. Është një këngë baladë që mua më pëlqen shumë dhe rregjistri i këngës i rri për mrekulli vokalit tim. Jam shumë e afeksionuar mbas kësaj kënge. Shpresoj të pëlqehet.

    Një plan tjetër është se do t’i rikthehem radios tek një stacion i ri që do të hapet së shpejti.

    Karta e identitetit

    Datëlindja: 19 Janar 1984
    Shenja në horoskop: Bricjapi
    Gjatësia: 173 cm
    Përmasat: 92-64-92
    Pesha: 56 kg
    Studimet: Fakulteti Administrim Biznesi, viti i parë
    Hobi: Kuajt
    Libri i preferuar: Identiteti
    Filmat e preferuar: Propozimi i ndyrë dhe Gruaja më e bukur
    Kënga e preferuar: Mi domando come mai (Celentano)

    (Marre nga revista ''Spekter'')

    Alketa.

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Tatjana Isaj

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:29 pm

    Tatjana Isaj

    Parfumet? I ndërroj si mbreti gratë

    Personazh Look
    Ajo është e bukur dhe vitet duket sikur nuk kanë lënë shenja mbi të. E quajnë "këngëtarja e qytetit të Elbasanit", pasi veprimtarinë e saj artistike e nisi në këtë vend. Quhet Tatjana Isaj. Jeton në Gjermani prej tetë vjetësh, bashkë me familjen, por është rikthyer për të marrë pjesë në festivalin "Kënga Magjike" dhe për të përuruar dy albume me këngë të lehta dhe këngë popullore e arbëreshe të përpunuara. Larg Shqipërisë, megjithatë këngën nuk e largoi për asnjë çast nga shpirti. Shumëkush do ta mbajë mend duke kënduar këngë për partizanët dhe partinë e asaj kohe. Ndërsa në skenat e sotme ajo vjen ndryshe, jo vetëm në pamje e në look, por dhe në mentalitet.
    Karriera
    Mbaroi shkollën e kantos, për mezzosoprano dhe filloi të këndojë në ' 81-in, në Festivalin e 22-të të Radiotelevizionit Shqiptar. Mori pjesë në festivalet e tjera deri në të 30-in. Karriera e saj si këngëtare mbizotërohet nga këngët baladë, ato të karakterit epik e dramatik.
    Albumet
    "Në muzikën e lehtë unë gjej veten time, aty mund të them se quhem Tatjana. Edhe pse kam tetë vjet që s'këndoj, kam mbledhur materiale dhe jam në prag të përurimit të dy albumeve, me 21 këngë, 11 nga të cilat i përkasin rrymës së lehtë, ku mbizotërojnë temat e mentalitetit të të rinjve, dashuria mes njëri-tjetrit, asaj që ndodh dhe asaj që duhet të jetë në të vërtetë, një dashuri e sinqertë, si dhe këngët popullore, kryesisht ato arbëreshe, me mallin e emigrantëve", tregon Tatjana. Albumi i parë, quhet "Mos ma përgjoni dashurinë", me kompozitor Edmond Rapin, ndërsa i dyti "Arbëri të qofshim falë", tekset e këngëve janë të ripunuara nga bashkëshorti, Nehat Sabriu, kurse këngët janë të kompozuara nga ajo vetë dhe Naim Gjoshi. Tatjana i përket zhanrit të "chanson-eve", të kantos. "Megjithatë kënga arbëreshe më flet në shpirt dhe në vokal. Mundohem të nxjerr dramatikën time, shpirtin emocional, mallin, dashurinë e atyre njerëzve që janë shumë larg dhe që nuk kanë mundësi të shohin atdheun e tyre". Por për të ardhur më pranë shijeve të momentit ajo ka zgjedhur një lloj përpunimi mes popullores dhe modernes që tani, siç thotë edhe vetë "janë bërë paksa 'hit'."
    Grimi
    "Jetoj në një vend ku thjeshtësia ia ngre njeriut vlerat. Në Shqipëri, në ditët e sotme, pamja ka marrë rëndësi tjetër dhe kjo thënie ka ekzistuar deri dikur si etiketë, ndërsa atje në Gjermani vazhdon të jetë realitet. Pothuaj trukohem shumë rrallë, më pëlqen kështu dhe mbase ngjaj edhe më e re."
    Veshja
    "Jam pak klasike në veshje, edhe nëse vesh xhinse. Këtë mbase ma ka detyruar edhe puna që bëj si avokate në firmën e ndërtimit të burrit tim. Çantat dhe këpucët sigurisht më pëlqen që t'i kombinoj. Kam një dhomë me këpucë, të cilat numërohen në rreth 300, pa e ekzagjeruar. Aksesorët më pëlqej t'i zgjedh të firmave, por ka gjëra shumë të bukura që s'janë firmë. Unë jam e sëmurë pas të shtrenjtave, por në Gjermani mund të zgjedhësh. Artistët shpesh përpiqen të mbajnë imazhin me anën e firmave. Unë s'jam e atij mendimi. Unë blej edhe atë që është më pak e shtrenjtë, por që është e bukur."
    Parfumet
    "I ndërroj si mbreti gratë, mund të hap edhe një dyqan pa frikë. Parfumi më jep moral, kur nuk jam zgjuar ende nga gjumi ndonjëherë më jep disponibilitet në punë dhe më bën të ndjehem më e gëzuar. Preferoj firmat, së fundi Bvglarin, edhe pse është paksa i shtrenjtë."
    Sallonet e bukurisë
    "U kushtoj pak më shumë rëndësi se sa duhet, kjo është një nga pikat ku nuk përputhemi me bashkëshortin, pasi sipas tij "rrudhat të japin fisnikëri". Unë nuk mendoj që jam plakur, aspak, është shpirti që të mban të gjallë, por femrat duan të ruajnë pak estetikë. Unë shkoj në palestër, luaj në piano, merrem me gjuhën gjermane, pra e shfrytëzoj kohën, bëj një punë intensive me të gjithë mundësitë e mia, në të njëjtën kohë argëtoj vetveten."
    Bukuria
    "Për mua rëndësi ka shpirti, tek një shpirt jo i sinqertë, bukuria është zero."
    Vajza
    "Quhet Korozana dhe është 16 vjeçe. Me vajzën time të vetme jam si shoqe, ajo është edhe si një motër për mua. Kuptohemi shumë mirë, është shumë inteligjente, herë pas here më jep moral, më pranon ashtu si jam, me të mirat dhe me të këqijat e mia."
    Bashkëshorti
    "E kam më shumë shok, punojmë bashkë dhe më imponon të bëj atë që kam qejf unë të bëj. Në punë ne kemi marrëdhënie zyrtare, po në të njëjtën kohë jemi edhe shumë të afërt përsa i përket muzikës, ai është i apasionuar dhe di më shumë këngë se unë. Kemi kënduar në një videoklip të dy këngën "Kur më vjen burri nga stani" dhe në atë moment jam ndier me të vërtetë e lumtur. Ai e sheh të bukurën me syrin që e shoh unë dhe më përkrah për çdo gjë."
    Vendlindja
    " Dy vitet e fundit kam ardhur më shpesh, për të parë edhe vendlindjen, edhe për të kaluar pushime. Nuk dua të le pa përmendur edhe qytetin e Përrenjasit dhe Librazhdin, ku kam kënduar me shumë pasion dhe kam kaluar vitet e shkollës së mesme, ato i kujtoj me mall."
    Pushimet
    Preferojmë të shkojnë larg, në Marok, Francë, (San Trope), Itali, (Milano), Turqi, Kroaci, nga është me nënshtetësi edhe Nehati, por nuk harrojnë edhe bregdetin jugor shqiptar, nga ku kanë preferuar Dhërmiun. "Pushojmë çdo tre muaj dhe meqënëse Gjermania është vend i ftohtë, bëjmë gjithmonë pushime verore, edhe në dimër."


    Emri-Mbiemri: Tatjana Isaj
    Datëlindja: ?
    Vendlindja: Elbasan
    Vendbanimi: Gjermani
    Horoskopi: Ujori
    Ngjyra e preferuar: E bardha, e kuqja
    Këngëtarët e preferuar: Tina Turner, Celine Dion
    Hobi: Stilon dhe qep disa nga veshjet e saj.

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Irma Libohova

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:30 pm

    Irma Libohova

    Unë jam ylli këngës shqipe!

    Ëndrrat e saj;
    të ketë një shkollë private për kanto dhe të lindë një vajzë

    Kush është Irma e përtej skenës?
    Sa në Zyrih, në Londër, në Romë, në Prishtinë a gjetkë, atë vetëm në shtëpi është e vështirë ta gjesh. Kënga I merr aq shumë kohë sa shumë gjëra të tjera, pjesë të një jete të rregullt familiare, I kanë mbetur pas dore. Madje nuk ka patur kohë as të bënte një tjetër fëmijë, një vajzë, për të cilën I qan zemra. Por, asnjëherë nuk është vonë, falë edhe teknologjisë. Motra tjetër, Irena është e mirë por jo sa Irma. “Ajo nuk më konkuron dot”, thotë për të motrën. Irma pëlqen Tiranën, në dimër dhe Durrësin në verë. Ajo ka shumë të tjera që si ka thënë më parë. Por kush janë sekretet e Irma Libohovës, yllit të këngës shqipe, nëse është vërtetë e tillë. Ose, më saktë si e njeh ajo vetveten. Të tjerat le ti ndjekim nëpërmjet intervistës ekskluzive për Albanian Mail.

    Irma, me një vilë në Tiranë dhe një tjetër në Durrës, e shtrejtë në bisnesin e muzikës, a e mbani veten për të pasur?
    Jo, por nuk jam as e varfër. Jam shumë më e pasur në shpirt dhe kjo për mua është më e rëndësishme.
    Kush janë njerëzit që doni më shumë në jetë?
    Rrethi I ngushtë I familjes; im shoq Besniku dhe djali Ataoli.
    Po ata që urreni më shumë?
    Ndoshta njerëzit që shtiren.
    Jeni xheloze?
    Jo, aspak.
    A mendon se të tjerët janë xhelozë ndaj jush?
    Ndoshta, por nuk më interesojnë shumë.
    Kë konsideroni si konkurentë në Shqipëri?
    Nuk mendoj se kam ndonjë konkurent…më falni për modestinë.
    A mendoni se ka talente të reja të këngës që po lindin në Tiranë?
    Mendoj se talentet lindin njëherë në 100 vjetë.
    Po ju vetë, a jeni një talent?
    Unë mendoj se po.
    Ju pëlqejnë pijet alkoolike?
    Jo. Unë nuk jam dehur asnjëherë nga alkooli.
    A është jot motër një konkurente për ju?
    E dua shumë time motër. Them se ajo është një këngëtare shumë e mirë, por edhe ajo vetë është e ndërgjegjëshme se nuk më konkuron dot. Ne bashkëpunojmë shumë mirë me njëra-tjetrën.
    Cila është kënga juaj më e preferuar?
    Kënga spirituale.
    Në një koncert, ju tërheq më shumë publiku apo ana financiare?
    Sipas radhës që e thatë edhe vetë. D.m.th. në radhë të parë vë publikun. Në fakt ana financiare nuk është fare puna ime. Këtë e mbulon im shoq, Besniku.
    Cili është hobi juaj?
    Kënga. Dikur kanë qenë edhe punët e shtëpisë, por tashmë nuk jam më ajo nikoqirja që kam qënë. Nuk kam kohë.
    Cfarë ju ka mbetur pishman në jetë?
    Fakti që nuk kam një vajzë.
    Dhe ia vini fajin vetes?
    Sigurisht. Kam qenë shumë egoiste pas punës. Ndoshta nuk është ende vonë, pasi mjeksia ka përparuar aq shumë sa mund të lindësh në cdo moshë. (qesh)
    Pra e shikoni këngën si punë?
    Nuk desha ta them në këtë mënyrë, por meqë ju do të kapeni në atë që thashë, kënga ime është edhe punë për mua. Ato që kam arritur në jetë ia dedikoj këngës.
    Cili është projekti juaj më I afërt?
    Një kasetë me muzikë popullore. Shumë shpejt do të nxjerrë edhe një album me muzikë të lehtë.
    Cila është e reja në albumet që po përgatisni?
    Aty, unë realizoj vetveten.
    D.m.th.?
    Në tërë komponentët jam vetë. Krijimtaria do të jetë kryesisht e emja, origjinale, po ashtu edhe interpretimi.
    A jeni ekzibicioniste?
    Jo. Jam vetvetja.
    A I kushtoni rëndësi paraqitjes së jashtme?
    Ndoshta më shumë se c`duhet.
    Mbani dietë?
    Po. Merrem shumë me gjimnastikë ndërsa bukën dhe yndyrnat I kam hequr me kohë nga dieta ime.
    Projekti juaj afatgjatë?
    Një shkollë kantoje, ku të kem nxënësit e mi të këngës. Ky është një projekt që I përket vërtetë të ardhmes së largët. Ndoshta do ta bëj këtë kur të mos kem më mundësi të ngjitem vetë në skenë.

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Ermali i "The Dreams" :

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:30 pm

    Ermali i "The Dreams" :

    "Dua t'i bëj vajzat të qajnë"

    Ditëlindja 21.3.1982
    Gjatësia 175
    Pesha 65kg
    Ushqimi i preferuar: Peshku
    Ngjyra e preferuar: E kuqja
    Pija ime e preferuar është Coca-cola dhe ndonjëherë pi dhe Jin Tonik.
    Nuk pi cigare as drogë dhe as hashash
    Më pëlqen të betohem për kokën e mamit
    Jam shumë xheloz për çdo gjë që më përket sidomos me femrat

    Sa herë që jam i mërzitur marr kitaren dhe filloj të bisedoj me të.
    Kënga "Nuk dua t'a di" ka patur një histori të vërtetë. Kam qenë shumë i mërzitrur dhe ky krijim është një produkt mërzitjeje. Zakonisht këngët e bukura dalin kur je i mërzitur.
    Kur jam i lumtur më pëlqen të udhëtoj ose të dëgjoj muzikë me zë të lartë. Në dhomën time të zë syri vetëm bokse të mëdha të vendosura gjithandej .

    E meta ime më e madhe është që e kam shumë vështirë të fal ndërsa të tjerat pastaj janë të meta të vogla që i kanë të gjithë njerëzit .
    E mira që vlerësoj më shumë tek vetja është humori dhe pastaj këmbëngulja.
    Dua të arrij në atë pikë që kur njerëzit të flasin për mua apo unë vetë ta kthej kokën pas të ve re se nuk kam ndenjur kot në këtë jetë, por kam bërë diçka që ka lënë gjurmë.

    Më pëlqen shumë të bëj dashuri, por kjo nuk do të thotë që unë jam i fiksuar pas dashurisë.
    Femra ideale për mua do të ishte një tip sportiv, me humor, që di të kërcejë bukur dhe me flokë si Alanise Morisette .
    Në një ditë pushimi (të cilat më mungojnë pothuajse fare) mund të rri të gjithë ditën shtrirë në shtëpi mund të rregulloj gjërat e mija ose...ose të marr dikë të shkoj diku, të fik telefonin dhe.....
    Një nga ëndrrat e mija të fshehura tek sirtari i tezes së babit (qesh) mu realizua duke marrë pjesë tek komedia Herkuli si aktor dhe kompozitor. Dramaturgjia është një nga dëshirat e mija.

    Shoqëria më ka zhgënjyer shpesh si shokët ashtu dhe shoqet. Në moment që ti i afron dhe i mendon si veten tënde kupton se ata janë shumë të ndryshëm. Unë me të vërtetë jam një tip alegro dhe i humorit por jam shumë i ndjeshëm dhe....nuk fal.
    Njerëzve u ndodh çdo ditë që të pendohen. Pendohem kur më ikën koha kot pa bërë asgjë ose kur bëj ndonjë ......(qesh)

    Jetoj me familjen por thjeshtë figuroj aty. Më vjen keq ta them por shtëpia më është trasformuar në hotel. Vij në orët e para të mëngjesit deri në momentin që unë gjej diçka për të ngrënë dhe një palë rroba të lara për mua nuk është pengesë jetesa me familjen.
    Në mëngjes zgjohem ose në ora 12 ose 1, hap celularin shikoj mesazhet, agendën dhe gjë që më ndodh shumë shpesh është që dal me vrap nga shtëpia.

    Jam tip sportiv, jam shumë i djeshëm më pëlqen të krijoj dhe ti bie kitares në breg të detit me një vajzë. Frekuentoj shumë pubet, më pëlqen muzika live, ndonjëherë mund të hipi dhe në skenë të këndoj. Kur dëgjoj tani këngën "Nuk dua t'a di" më shpifet fare, por më parë kur isha në lokal me shoqërinë dhe dëgjoja këngën thoja me shaka: "Hallall ia bëftë Zoti atij që e ka bërë këtë këngën" bëj shaka kuptohet. Kjo këngë më ka kthyer besimin që më kishte humbur për faj të disa klaneve që ishin krijuar në televizionin shqiptar. Çoja përvit këngë në TVSH dhe nuk panoheshin, këngë të cilat tani po bëjnë bujë nëpër diskoteka, pube dhe makina dhe kjo është më e rëndësishmja për një artist që të fitojë besim tek vetja e pse jo dhe pak lekë.
    Betohem që vajzat do t'i bëjnë të qajnë dhe kjo është pikërisht ajo që dua të arrij: Ti bëj vajzat të qajnë..

    Dua të kem shumë ndryshime në jetën time, dua të shoh shumë ekstreme, ndryshime të herëpasherëshme. Këtë e bëj dhe me flokët dhe me çorapet.
    Muzika ime e preferuar është hip hopi origjinal,
    Opinioni për mua është shumë i rëndësishëm. Ka njerëz që unë dua që të kenë një mëendim të mirë për mua, mundohem çdo ditë që të ndërtoj imazhin tim tek të tjerët çdo artist e ka këtë.

    Planet e mija të tanishme janë që të arrij që "The Dreams" të bëhet grupi më i mirë në Shqipëri.
    Kam patur mundësi të largohem nga Shqipëria por nuk jam larguar sepse kam frikë se nuk mund ta përballoj dot jetën andej, jam shumë i lidhur me Shqipërinë, kam krijuar aq shumë gjëra të bukura këtu që nuk dua t'i prish.

    Vajzat më kanë keqkuptuar shumë herë në qoftë se unë i kam dhënë pak afrimitet atyre shpesh u është dukur se unë kam synuar një lidhje me to. Kjo më duket një gjë e çuditëshme dhe nuk më pëlqen.
    Unë kurrë nuk i kam keqptuar vajzat sepse unë jam shumë i qartë dhe di të shpjegohem.
    Gjithçka gjë kam arritur në jetën time ja dedikoj Jezu Krishtit. Besoj shumë tek Zoti lutem dhe i falem shpesh atij.

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Tonin Tërshana

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:31 pm

    Tonin Tërshana

    Sa i rëndë malli i artistit!

    Shumë artistë shqiptarë kanë provuar të gjejnë një të ardhme ndryshe larg vendit të tyre. Atje ku ndoshta nuk i ka lidhur asgjë me artin, angazhimet dhe aktivitetet e zakonshme, atje ku ka mbetur peng edhe ëndrra e tyre pasionante. Te tillë mesazh sjell edhe "artisti i Merituar" Tonin Tërshana, kengëtari i njohur i viteve 80-të në muzikën e lehtë shqiptare. Ai, fitues i shumë çmimeve në festivalevet e këngës, i preferuar nga shumë artdashës, tani duket se po mbyll dekadat e jetës së tij larg këngës dhe artit. Edhe vetë, paksa i zhgënjyer ndaj emigracionit, tregon se ende nuk e di se çfarë e mban dhe çfarë e tërheq të jetojë në një dilemë të tillë, larg Shqipërisë, vendit të tij që i dhuroi suksese të panumërta për vite me radhë kur me zërin e tij të spikatur ka mundur të bëjë për vete publikun shqiptar. Me të tillë frymë përcjell edhe intervistën e tij nga Selaniku ekskuzivisht për revistën Spektër.

    - Ka kohë që i mungoni publikut shqiptar, ç'mund të thoni diçka rreth aktivitetit tuaj kohët e fundit?
    - Po, kam rreth 6 vjet që jetoj larg Atdheut. Gjatë kësaj kohe më mungon çdo gjë që ka lidhje me Shqipërinë. Ndër aktivitetet e mia të fundit përmend vitin 1993 kur ishte festivali i estradave të rretheve, ku mora pjesë edhe unë me estraden e Shkodrës, mbasi në ate kohë banoja në Shkodër. Aty në atë aktivitet fitova çmim të parë. Mbas shtatë vitesh, në 1999-tën marr një ftesë nga Z. Ardit Gjebrea për në Festivalin e "Këngës Magjike", ku këndova dhe pata nje pritje mjaft te ngrohtë nga publiku. Kjo pritje e publikut më mallëngjeu shumë dhe më kujtoi gjithashtu vitet e mëparshme. Këto kanë qenë aktivitetet e mia të fundit me publikun tim aq të dashur shqiptar.
    - Çfarë mendoni për emigrimin, sa e vështirë është për një artist?
    - Çdo gjë do ta përballoja, por emigracioni për mua si artist është gjëja
    më e vështirë. Në emigracion nuk ke mundësi të ushtrosh profesio-
    nin tënd, por je i detyruar të bësh të gjitha punët më të rëndomta, që janë tepër larg një artisti. Për mendimin tim sidomos për artistin, emigracioni është gjëja më e papërballueshme sepse të ndan aq shumë me artin.
    - Ju vetë sa keni arritur të përshtateni me një tjetër mënyrë jetese, larg jetës aktive të bërë më parë?
    - Në krahasim me jetn artistike dhe tepër aktive që kam pasur në Shqipëri, këtu në emigracion është mjaft e varfër. Ka shoqata shqiptare që organizojnë ndonjë aktivitet, aty me ftojnë, por për një artist nuk është e mjaftueshme, kur mendon jetën e mbushur plot aktivitete dhe art më parë. Tani këto ndodhin tepër rrallë dhe kjo është një monotoni 'vrasëse' për artistin.
    - Sa ka ndryshuar Tonini qysh prej largimit nga Shqipëria?
    - Kjo mungesë e gjatë pa dyshim se më ka berë të ndjehem shpesh herë tjetër njeri, larg gjërave që me kanë mbushur shpesh jetën, atyre gjërave që unë apo çdo kush i quan të vetat. Kam humbur zanatin tim, thashë edhe më sipër se marr pjesë ne ndonjë aktivitet që bëjnë shoqatat, por këto janë aktivitete shumë te rralla. Ky është ndryshimi kryesor, se në Shqipëri ishin të shumta aktivitetet artistike ndërsa këtu jam i larguar prej tyre.
    - Për kë iu merr më shumë malli...?
    - Në emigracion malli është shumë i madh për të gjithë. Ata që nuk e kanë provuar nuk e kuptojnë. Malli për jetën e dikurshme të artit, për shokët e zanatit tim të cilët i kujtoj shpesh me shumë mall, sepse me ata bashkë kemi diskutuar çdo gjë në lidhje me jetën e përditshme dhe për aktivitetet artistike. Malli më merr për njerëzit e afërm, për spektatorin e dashur që më ka duartrokitur për më shumë se 3 dekada me rradhë nëpër festivale dhe aktivitete të tjera artistike.
    - Ç'mund të na thoni per Shkodrën, qytetin tuaj të lindjes?
    - Për qytetin tim të lindjes Shkodrën kam një nostalgji të madhe sepse aty
    fillova aktivitetin tim artistik. Në moshën 13-14 vjeç mbaj mend kur kam kënduar për herë të parë para publikut në turizmin e Shkodrës me një orkestër mjaft të mirë për kohën si: Lekë Gjeloshi,Gjovalin Doda, Pac Martini e Ramiz Durraj. Mbasi mbaronim lojrat me shokët, të gjithë së bashku shkonim në turizëm për të kënduar, shokët më pritnin deri sa mbaroja unë dhe përsëri të gjithë bashkë largoheshim për në shtëpi. Nga qyteti im i lindjes janë hapat e parë të njohjes sime si këngëtar tek spektatori shqiptar.
    - A mbani kontakte me miqtë e vjetër apo kolegët artistë?
    Me kolegët e mi artistë kam lidhje të rregullta si kur vij me pushime në
    Shqipëri ashtu edhe me telefon nga Selaniku. Shokët me të cilët mbaj më shumë lidhje janë: Pandi Zguro, Vaso Vangjeli, Petrika Rembeci, Arben Mevlani, Stefan Prifti, Gani Qinami, Kujtim Hoxha, Bujar Cici, Osman Mula etj. Emigracioni na ndau nga aktivitetet artistike dhe nga shoqëria.
    - Çfarë ju mban më shumë në Selanik?
    - Një pamundësi për t'u kthyer në Shqipëri, sepse nuk kam asnjë të ardhur aty. Shtëpi nuk kam, vënd pune nuk kam, si dhe pension nuk marr akoma. Këtu në Selanik unë punoj, edhe pse shumë rrallë kur mund të gjej ndonjë punë që më përshtatet mua si dhe moshës time, gjithsesi më duhet të pranoj ende një zgjdhje të tillë.
    - Diçka për familjen tuaj...?
    - Familja ime përbëhet nga gruaja dhe tre vajzat. Vajza e madhe Anila ka
    mbaruar Akademinë e arteve për kanto, është e martuar dhe ka dy vajza dhe qëndron në Selanik, ku aktivizohet me një grup artistik. Tani në muajin korrik pret të marrë pjesë në një konkurs në Athinë për soliste. Vajza e dytë Ornela punon në një sanduiç në Selanik, ndërsa e vogla Donatela është nxënëse. Gruaja Meri punon në një rrobaqepësi tek firma "Domina". Mbesa e madhe Elisa 9-vjeçare vazhdon shkollën e muzikës për piano, është nxënësja më e mirë e klasës dhe ka dhënë dhe dy koncerte.
    - Ç'është famila për ju?
    - Familja për mua është gjëja më e shenjtë. Asgjë nuk vë përpara familjes
    dhe fëmijëve të mij. Çdo gjë në jetë ia kushtoj gruas dhe fëmijëve. Në çdo moment mendoj që familja ime të jetë sa më e lumtur.
    - A mendoni se mund t'u riktheheni prapë festivaleve?
    - Dëshira për t'ju rikthyer festivaleve është shumë e madhe por largësia e ngritur dhe pauza relativisht e gjatë, nuk më krijon shumë mundësi për të marrë pjesë. Për më tepër duhet të jesh në kontakt të vazhdueshëm me kompozitorë dhe me Radio-Televizionin.
    - Kë do të veçonit nga sukseset tuaja?
    - Sukseset e mia janë vërtetë të shumta. Për këto suksese jam nderuar me titullin e lartë "Artist i Merituar" në vitin 1985. Kam bërë dy koncerte recitale njërin në vitin 1974 dhe tjetrin në vitin 1985. Përveç sukseseve që kam patur nëpër festivale ku jam nderuar disa herë me çmime dhe në këto dy recitale kam pasur goxha sukses. Pritja ime nga ana e spektatorit ka qenë e jashtëzakonshme. Në recitalin e vitit 1985 nga 17 këngë që kisha në program këndova 30 këngë. Ende ndiej emocione kur mendoj atë natë të magjishme kur salla ishte mbushur plot e ndër shumë spektatorë e artistë të tjerë ishte e pranishme edhe aktorja e madhe e teatrit kombëtar "Artistja e Popullit" Marie Lagoreci.

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Gjergj Jorgaqi

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:32 pm

    Gjergj Jorgaqi

    Vetëm të verbrit dashurojnë

    E njeh skenën, e zotëron atë, e ndjen këngën, por nuk është ndjerë kurrë i dashuruar. Ky është Gjergj Jorgaqi, i martuar me dy fëmijë, 3 albume, i ashpër, por që di edhe të falë.
    E njeh skenën, e zotëron atë, e ndjen këngën, por nuk është ndjerë kurrë i dashuruar. Ky është Gjergj Jorgaqi, i martuar me dy fëmijë, 3 albume, i ashpër, por që di edhe të falë.

    - Si i ndërtoni këngët, kush i kompozon dhe harton tekstet e tyre?
    - Kompozimet edhe tekset gjithnjë i kam bërë vetë, përjashto këtu tre tekste, dy të Kadaresë dhe një të Xhevair Spahiut. Në përgjithësi nuk më pëlqejnë ato tekste që kanë një filozofi që ose keqkuptohet ose nuk kuptohet fare. Më pëlqen më tepër realja, ajo çka njerëzit përjetojnë vërtet, sesa fantasia, imagjinarja.
    - Përgjithsisht tekstet e këngëve tuaja janë përjetime dashurie. Sa prej tyre janë histori tuajat?
    - Këto janë gjëra që preferoj t'i mbaj për vete.
    - Deri tani ju keni nxjerrë 3 albume dhe po punoni për të katërtin, apo jo? Cfarë veçoni nga ky i fundit?
    - Bashkëpunimin me Mariza Ikonomin. Ka dalë një këngë vërtet e bukur që besoj do të ketë sukses. Titullohet "Stres", njëkohësisht edhe albumi.
    - Pse me Marizën?
    - Vokali im dhe i saj harmonizohen mjaft mirë. I thashë ta shihte njëherë dhe asaj i pelqeu menjëherë.
    - Pse stres?
    - Stres është jeta jonë.
    - Kur e keni ndjerë veten më keq?
    - Para 4 vjetësh pata një problem me vajzen e vogël. Sapo kishte lindur, ishte 35 ditëshe ndoshta. I ra hemoragji cerebrale. E mora në shtëpi që ajo të jepte shpirt në shtëpinë e vet, por zoti ia riktheu jetën.
    - A keni probleme me fansat, ndonjë adhurues(e) që s'di të jetë vetëm kaq?
    - Dinë të sillen ata që kanë një lloj kulture, ata që s'kanë kulturë nuk dinë të sillen. Të them që s'ma kanë nxirë jetën, s'dua të jem kaq modest. Ma kane nxirë që ç'ke me të dhe s'ka qenë një, kanë qenë disa. Por jam perpjekur t'i largoj pa i ofenduar, sepse të qenit i njohur nuk ma jep të drejtën të lëndoj të tjerët. Aq më tepër që për një fans, nëse i thyen zemrën, mund të kthehesh fare lehtë nga një idhull në njeriun me të urryer. Duhet të jesh i kujdesshëm në këto gjëra nëse do t'i rezistosh kohës.
    - Kush ka qenë ofendimi më i madh që ju është bërë?
    - Diku në 95. Isha i çmendur pas "Europe" dhe i bëra flokët të verdha. Kam qenë nga të parët këngëtarë që e bëra këtë. Siç pata përgëzime, pata edhe të shara, që në të gjitha rastet ishin prapa krahëve.
    Ishte dikush, që më ofendoi në mes të rrugës, më tha diçka, që nuk mund ta duroja. Më shau, nuk dua ta them se çfarë më tha, ishte shumë e rëndë. Unë për herë të parë, pas shume kohësh përdora duart dhe e rraha atë njeri.
    - Keni probleme për këtë me njerëzit e afërt, i pranojnë lehtë ndryshimet tuaja të jashtme?
    - Absolutisht asnjë problem. Le që ma njohin kokën.
    - Ju jeni në botën e artit, ndërsa gruaja juaj jo, a ju kupton?
    - Arti nuk lidhet, në art duhet të jesh i lirë. Dhe është vërtet e vështirë të krijosh diçka të qëndrueshme. Dikur nuk më kuptonte. Por me kalimin e kohës dhe me përpjekjet që kam bërë, tani gjërat janë ndryshe.
    - A ju është dashur ta gënjeni që të mos ta lëndoni?
    - Ka gjëra që ia kam treguar, ka të tjera që kam gjykuar që më mirë të mos t'ia tregoja. Nuk ia vlen te prishesh për budallallëqe. Dmth i kam treguar ato që kanë qenë të padëmshme, të dëmshmet nuk ia kam treguar kurrë. E ke parasysh atë shprehjen? Ngandonjeherë gënjejmë, ngandonjëherë është e nevojshme edhe të na gënjejnë.
    - Sa kohë keni për familjen? Sa vështirë është të jesh artist dhe familjar në të njëjtën kohë?
    - Është e vështirë dhe koha që i kushtoj nuk mendoj se është e mjaftueshme, përpiqem të bëj maksimumin, por kam shumë impenjime që më shmangin nga kjo gjë.
    - Ju keni dy vajza, njëra prej të cilave studion violinë, apo jo? Fakti që jeni këngëtar mendoni se i ka imponuar vajzës suaj pasionin për muzikën?
    - Jo, mendoj se është e trashëguar më tepër. Ajo ka një vesh absolut.
    Por, të them të drejtën, ka dhe një zë të bukur e teknikë vokale mjaft të mirë, mund të bëhet këngëtare shumë e mirë, nesër pasnesër. Por unë nuk ia kam thënë kurrë këtë, sepse kam hall se mos më lë violinën.
    - Kur ju ka penguar dhe ndihmuar emri juaj?
    - Më shumë më ka ndihmuar, pengesë ka qenë vetëm kur kam dashur të jem i qetë, mos më shohi kush, eh, jo, këtë privilegj nuk e kam. Disa veprime që për të tjerët janë mëse të zakonshme, unë nuk duhet t'i bëj në publik.
    - Dini të falni?
    - Nuk jam kafshë që të mos fal, vetëm kafshët nuk dinë të falin. Për gjërat e padrejta jam i ashpër. Di ta ruaj arsyen, nuk jam nevrik, jam i ashpër po. Jam tolerant por deri aty ku duhet. Ama kam falur dhe madje, më tepër seç duhet.
    - Kush është krijimi juaj më i bukur dhe më i shëmtuar?
    - Në momentin që krijoj të gjitha më duken të bukura. Më ka ndodhur edhe që diçka që profesionalisht nuk më ka pëlqyer, të ketë pasur shumë sukses. Por ama ka vdekur shpejt, nuk dua ta them për kë e kam fjalën, por ka vdekur shpejt. Po bëre diçka të mirë, atëherë po, që ajo do t'i rezistojë kohës.
    - Kush është rryma juaj muzikore e preferuar?
    - Pop-rock. Kjo është dhe rryma me të cilën unë jam rritur.
    - Po këngëtari i preferuar?
    - Janë dy, në fakt. Bon Jovi dhe David Cordell. Jam munduar t'i përshtatem asaj lloj teknike vokali, por pa i imituar.
    - Kush ka qenë dashuria juaj më e madhe?
    - Ne, më tepër, kam bindjen se duam në bazë të një interesi, qoftë ky i përbashkët ose jo. Nuk dashurojmë. Unë e kam shprehur këtë edhe në një varg: ne dimë të duam por jo të dashurojmë. Që të dashurosh duhet të jesh qorr. Jo, unë nuk kam dashuruar asnjeherë.
    - A jeni penduar ndonjëherë për diçka?
    - Janë shumë momente, çdo ditë them sa budalla që u tregova dje (qesh). Në të vërtet, gjërat që kam dashur më fort në jetë, më kanë humbur. Kur vërtet jam lutur për dicka, për ta pasur, herë-herë edhe me ndonjë lloj agresiviteti madje, ato më kanë humbur nga duart.
    - Këto humbje kanë qenë materiale apo shpirtërore?
    - Edhe materiale edhe shpirtërore.
    - A urreni njeri?
    - Përbuzja është forma më e mirë e sjelljes ndaj atyre që janë të neveritshëm. Unë i përbuz ata që urrej.
    - Kë vlerësoni nga kolegët tuaj, profesionalisht?
    - Redon Makashin.
    - Dhe kë nuk vlerësoni?
    - Ata që duan të bëhen muzikantë me muziken hip-hop.
    - Sa i dhënë jeni pas parave?
    - S'mund të jem i dhënë pas parave përsa kohë jam i dhënë pas pasionit tim, edhe pse kjo më ka prishur shumë punë. Arti për mua është art dhe jo mjet për të fituar. Aq më tepër në Shqipëri ku dihet sa lekë ka një artist, me këtë pirateri që ekziston dhe ku s'përfillen absolutisht fare të drejtat e autorit. Sa lekë mund të bësh?! Por të them të drejtën edhe shpenzoj shumë, sepse jam maniak për veshjen.
    - Si e shihni veten pas 20 vjetësh?
    - Nqs do të jem, do të bëj atë që po bëj, art.

    (Nga Amarilda Loli ''Spekter'')

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Tania Doko

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:32 pm

    Tania Doko

    Këngëtarja rebele australiane me origjinë shqiptare

    Datëlindja: 7 Maj 1974
    Shenja: Demi
    Gjatësia: 150 cm
    Edukimi: Completed VCE 1991 at OLSH College, Bentleigh, Melbourne, Victoria. Completed Bachelor of Arts (Criminology)

    Në një ditë të nxehtë të 23 korrikut, në doganën e Kapshticës, para një interesi të madh të mediave të vendit, ka mbërritur nga Australia një vajzë bjonde me shtat mesatar, pak e ndrojtur dhe e përlotur. Sapo shkel në doganën shqiptare, thotë me një shqipe të calë "Mirës ju gjeta" . Tufa me lule, përqafime me mall. Eshtë Tania Doko, një nga këngëtaret australiane më të famshme, me origjine shqiptare. Eshtë hera e parë që ajo vjen në qytetin e Pogradecit, në qytetin e babait të saj, Çelnikut . "Eshtë diçka e bukur dhe befasuese ardhja ime këtu." - shton Tania. Gjatë rrugës nga Kapshtica në Pogradec ajo vështron e përqëndruar peisazhet përreth. Ajo shoqërohet nga babai i saj, Çelniku. Ka shumë emocione. Të gjitha ato që ia kishte rrëfyer degjuar babai i saj, ajo tani po i prek. Ajo ka mbërritur në Shqipëri dhe konkretisht në qytetin e lindjes të babait të saj, në Pogradec. Vetë Tania ka lindur ne Melburn të Australisë, por Shqiperia i ka munguar gjithmonë. Ajo ka pasur kuriozitet për vendlindjen e babait të saj. Ka udhëtuar mjaft, por gjithmonë në plan të parë ka qenë nostalgjia për të parë Shqipërinë. Biseda ndërpritet herë pas here sepse bezdiset pa masë nga fotografët dhe kameramanët e ndërsa ato i kërkojnë të buzëqeshë gjatë shkrepies së aparateve, ajo u bindet dhe ju pozon sipas dëshirës. "Ky priviligj bëhet pasi këtu unë jam në Shqipëri dhe jam mes njerëzve të mi që janë të qeshur dhe të dashur me mua".
    Ne i morëm një intervistë ekskluzive për revistën Spektër, Tania Dokos.

    - Kush është Tania?
    - Unë jam Tania, vajza e Xhovanës dhe e Çelnikut, kam 10 vjet që kam kënduar në "bachelor girl"dhe tani jam e lumtur që ndodhem në Shqipëri.
    - Keni një javë në Pogradec, çfarë ju ka bërë përshtypje ?
    - Babai gjithmonë më ka folur për Pogradecin, për vendlindjen e tij, njerëzit janë shumë të dashur dhe unë ndihem shumë komode.
    - Çfarë do të thotë për ju "bachelor girl"?
    - Kuptimi është vajza të pavarura ose siç quhet ndryshe grupi vajzat beqare. Nuk është e thënë se unë nuk dua të martohem, por kjo nuk do të thotë se unë do ndërroj personalitetn tim në qoftë se martohem.Të gjitha këngët e mija burojnë nga shpirti i lirisë dhe pavarësisë.
    - Cilat jane kulmet tuaja ?
    - Kam nxjerrë 2 albume shumë të sukseshme që janë mirëpritur në Australi, Azi, Kanada, në vendet skandinave dhe në disa vende të tjera të Europës dhe jam në përfundim të albumit të tretë. Këngët më të sukseshme kanë qenë
    "Buses and trains", "Permission to shine", "Believe in you" dhe kënga "Busesand trains" e cila ka qenë kënga e parë që u trasnmetua në radiot Australiane me shume sukses. Mesazhi i kësaj kënge ishte që të biesh ne dashuri është sikur të ka goditur treni.
    - A do te jepni koncert në Pogradec apo Tiranë ?
    - Po, do të jap koncert në fillim në Pogradec në gusht dhe më vone edhe në Tiranë.
    - A ndihet krenare Tania për origjinën e saj shqiptare ?
    - Sigurisht që po, shqiptarët janë shumë të zgjuar, janë njerëz të qetë dhe fakti që ata kanë kaluar shumë gjëra në jetën e tyre, i ka bërë ata shumë të fortë dhe për këtë unë vërtet jam krenare që jam shqiptare.
    - Në ç'raport është profesioni juaj me muzikën?
    - Në vend të parë është muzika, por dhe profesionin tim në të cilin kam mbaruar universitetin e psikologjise kriminale, kuptohet kjo është degë e drejtësisë, unë e dua dhe e kam pasion dhe punoj me përkushtim.
    Kam shkuar nëpër spitale tek njerëzit e sëmurë, tek njerëzit e pashërueshëm, kam vizituar të burgosurit, pra unë profesionin e dua dhe ai vjen pas muzikës.
    - Përshtypjet tuaja në Pogradec gjatë kësaj jave ?
    - Sinqerisht jam shumë e lumtur që ndodhem këtu, liqeni është i mrekullueshëm, koha është fantastike, unë vij nga Melburn i cili është qytet shumë i civilizuar dhe shumë i ngarkuar me zhurmë. Këtu në Pogradec kam gjetur një qetësi vërtet të veçantë.
    - A merret Tania me politikë ?
    - Babai im është shumë i interesuar për politikën dhe unë kam qenë shumë e prekur për kohën kur babai im ka qenë i dënuar. Kam shkruar dhe një artikull në Australi në një gazetë prestigjoze ku jam shprehur se shqiptarët duhet të gëzojnë një demokraci të vërtetë, të jenë të lirë dhe të ëndërrojnë e të shijojnë gjëra të bukura në jetën e tyre, mjaft kanë vuajtur.

    FLET babai i Tanies
    "Eshtë e pesta herë që vij në Shqipëri, kuptohet pas vitit 1992. Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1946 pasi jam arratisur nga burgu i Gjirokastrës (më bugosën komunistët në burg se une bëja pjesë në formacionet e Ballit Kombëtar). Nga Gjirokastra shkova në Greqi dhe me një janar të vitit 1950 kam mbërritur në Austali në Melburn. Aty fillimisht kam punuar në një fabrikë më pas kam pasur një biznes dhe për 35 vjet kam punuar shofer taksie. Jam shumë krenar për vajzën time 27 vjeçare Tanian që ka hipur në majë të muzikës Austaliane dhe po aq krenar jem kur ajo thotë në intervista të ndryshme që jam shqiptare. Jam martuar me nje grua arbereshe që quhet Xhovana dhe kam lindur tre vajza: Luana, Gloria, dhe Tanien.
    Jam ndjerë shume krenar kur vajza ime në një stadium me 125000 spektatorë të Melburn ka kënduar Himnin e Flamurit. Gjithashtu Tania me zërin e saj ka çelur garën e Formula 1 me një këngë. Unë jam nga fshati Vërcun i Pogradecit, kam një vëlla aty dhe në fshatin Petrush kam një motër.

    (Nga Bardhyl Berberi ''Spekter'')

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Ermira Babaliu

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:33 pm

    Ermira Babaliu

    Këngëtarja që u bë mësuese në Amerikë

    Ermira ka ikur para shtatë vitesh nga Shqipëria me llotari .. . Në fillim ka kënduar nëpër dasmat e shqiptarëve, më vonë ka organizuar koncerte duke mbledhur artistët shqiptarë në Detroit, Micigan. Në fillim thotë se e ka patur të vështirë qëndrimin si të gjithë, por tani nuk e çon ndërmend kthimin në Shqipëri. Vjen këtu vetëm sa për të parë nënën e saj dhe miqtë. Me bashkëshortin e saj dhe vajzën ndjehet mirë në shtëpinë e saj dhe ka një shtëpi shumë romantike ku fton të gjithë miqtë nga Shqipëria për ta vizituar në Miçigan, aq sa ka mundësi natyrisht.

    - A u përshtatët shpejt me Amerikën?
    - Që të jem e sinqertë, më është dashur pak kohë për t'u ambientuar me jetën amerikane. Ne ishim brezat e parë që shkuam me këtë llotari dhe ishte një bazament social i pandërtuar, kështu e kemi nisur nga hoteli. Kuptohet që në shumë aspekte, për fajin tonë, ne nuk ishim të përgatitur. Anglisht dinim pak. Nuk kishim shumë informacion dhe fillimisht ishte e vështirë. Por megjithatë unë kam një natyrë që nuk shqetësohem për atë që kam qenë, por në dy vitet e para thosha në çdo moment: "Do kthehem sërish në Shqipëri, do kthehem". Im shoq ishte ai që këmbënguli dhe bëri mirë. Më vonë pra e konsolidova mendimin për të qëndruar sepse atje o duhet të jetosh si ato, të integrohesh pra, ose duhet të ikësh.
    - Më flisni pak për familjen tuaj?
    - Unë kam burrin dhe një vajzë, Aleksandri dhe Dorela. Vajza, Dorela, është 15 vjeç dhe sivjet shkon në shkollë të mesme. Kam ëndërr që ajo të shkojë në një nga universitet më të mira në Haward. Më vjen mirë që ajo ka të trashëguar nga shqiptarët mikpritjen, ndërsa mentaliteti i saj ndryshon. Është ndryshe nga shqiptarët. Unë vë re këtu që ka një kapadaillëk nga ata që kanë lekë. Por që të mos dal nga pyetja ..sepse kjo është tjetër temë.. Dorela...ajo ka disa gjëra që nuk i kapërcen dot. Kur ne vijmë këtu, e shqetëson shumë fakti që kur kalon rrugës njerëzit e shikojnë, si dhe shumë gjëra të tjera.
    - Ermira, me se merreni në Amerikë?
    - Në fillim ndoqa një shkollë për mësimin e anglishtes dhe më pas vazhdova një kolegj për kozmetollogji. Kjo më ndihmoi për të marrë një liçensë që më hiqte stresin e anës ekonomike edhe nga ana tjetër më ndihmoi shumë për të mësuar mirë anglishten. Më vonë punova si parukiere një vit. E ndjeva veten shumë keq sepse m'u duk sikur mund të bëja më shumë. Mësova pastaj që përkthehej diploma dhe të njiheshin kreditet e universitetit që unë kam mbaruar këtu për filozofi. Bëra ndërkohë dhe dy shkolla me korespodencë për t'u njohur me sistemin mësimdhënës atje. Faktikisht bëra dy intervista dhe fitova për t'u futur si teknike për gjuhën e dytë. Tani jap mësim për nxënësit që vijnë nga vendet e huaja dhe që nuk dinë anglisht, dhe në ushtrimin e këtij profesioni ushtroj dhe veten. Sa më shumë që i futem anglishtes, aq më pak me duket se di. Mbase kështu u ndodh të gjithëve.
    - Po për të kënduar në publik?
    - Më jepet shumë shpesh rasti. Vitet e para që i kisha të vështira, ishin vitet që këndova më me intensitet. Gjeta atje që më njihnin, nga pjesa e Prespës ka shumë shqiptarë në Micigan. Unë kam kënduar në shumë dasmat e tyre, për pesë vjet. Që vitin që shkova, fillova të këndoja vetëm nëpër dasma dhe po ashtu në festat që organizonin shqiptarët. Fillimisht jam ndjerë mirë, më vonë mendova të menaxhoja koncerte. Në vitin e dytë të qëndrimit u përpoqëm të krijojmë koncerte cilësore në bashkëpunim me Merita Halilin, Eli Farën, Aurela Gacen me orkestër të Edi Xhanit e me Ilir Dangëllinë. Së fundi ftova dhe Redon Makashin që nga Shqipëria. Ishte në një
    koncert i këndshëm që u bë në muajin mars.
    - A ndjeheni ngrohtë dhe mes miqsh atje ?
    - Kur më kanë pyetur para disa vjetësh se çfarë ju mungon më shumë, unë kam thënë se më mungojnë miqtë e vyer. Dhe që të them të drejtën në fillim nuk kisha shumë miq pasi jam natyrë që i dua njerëzit dhe fillimisht kërkova miq të rinj. Por që të bëhesh mik me dikë duhet të kesh interesa te njëjta, nivele të njëjta, nuk mjafton vetëm mirësia e tjetrit. Pas shtatë vjetësh që unë jetoj atje, kam shumë miq.
    - Si ndodhi që u kthyet në Shqipëri ?
    - Tani jam kthyer këtu përkohësisht, para dy javësh. Qëllimi ka qenë të shoh nënën, sepse sa më shumë kohë kalon aq më shpesh dua ta shoh, të takoj miqtë e mi dhe ndërkohë jam duke punuar për një album me këngë popullore. Tani pothuajse e kam mbaruar albumin, kam zgjedhur një repertor të jugut duke menduar se i shkon zërit tim. Kam një mik të mirë shumë që po më ndihmon për këtë, Edmon Rrapi më të cilin më bashkon miqësia, shija dhe talenti i tij dhe ndërkohë që kam marrë një klarinetist nga Erseka, Aleks Xhelilin. Më pëlqen klarineta e tij dhe një lahutiste nga Korça. Mua s'më pëlqejnë shumë këngët popullore te përpunuara, më pëlqejnë këngët që të transmetohen në brezat që vijnë, këngë të vjetra që kanë një orkestracion të ri, por baza e këngës mbetet po ajo. Siç thoshte Lasgushi në një vend: "Ne i marrim këngët nga populli dhe nuk i lëmë në popull, por i ngrejmë mbi popullin për të thënë që është art".
    - Financiarisht e përballoni vetë albumin e ri ?
    - Me thënë të drejtën .. në fakt një shoqja ime guxoi të pyeste nëse mundet të ndihmohem për nxjerrjen e albumit, pasi në të gjithë botën aplikohet donacioni i artistëve. Dhe përgjigja e një bisnesmeni ishte : "Erdhi Ermira të lypë këtu ?" Dua të them se nuk dua të lyp, pasi kjo është jashtë karakterit tim, por dua të bëj të qartë diçka. Kujtoj se kam qenë dikur në një koncert të Celin Dion në Las Vegas të cilin e kishte sponsorizuar Klaiser-i d.mth. Celine Dion është multimilionere dhe s'ka nevoje për sponsorizime, por ndërkohë ai që sponsorizon bën të mundur në këtë rast të dalë ose jo albumi. Pasi unë në rast se nuk gjej një blerës, nuk mund ta shes pa u garantuar në nxjerrjen e shpenzimeve të mia. Pra një sponsor bën të mundur nxjerrjen e vlerave, në këtë rast nuk ndihmohet personi, por arti dhe kultura. Nuk di se si funkionojnë gjerat këtu, por do të thosha se pavarësisht nga ky rast, unë nuk kam guxuar të kërkoj sponsorizime pasi nuk kam dëshirë të përballem me këtë lloj mentaliteti.
    - Pas shtatë vitesh që nuk jeni këtu, çfarë të reje keni vënë re tek shqiptarët?
    - Në përgjithësi unë kam patur një rreth shumë të mirë miqësor, por në përgjithësi në ndryshimet që shikoj është ajo që unë thashë pak më lart, që një pjesë e atyre që tashmë janë bërë me lekë kanë ndryshuar qëndrimin, se si të shikojnë etj etj. Kjo s'më pëlqen, por dhe s'ka shumë rëndësi. Ndërsa ajo që më bën shumë përshtypje është se kuptohet që janë bërë shumë ndërtime, por ka shumë gjëra që më shqetësojnë. E para është se nuk e konceptoj dot faktin se si rrinë njerëzit. Janë shumë afër plehrave, ka shumë plehra. Nga ana tjetër është ajo e kapadaillëkut anakronik të një pjese të njerëzve.
    - Jeni e pasur Ermira krahasuar me shqiptarët e tjerë artistë ?
    - Unë nuk mund të them që jam e pasur, por kam një vështrim më real për jetën. Sa më shumë kohë që shkon, unë arrij të siguroj një jetë normale. Kam një shtëpi shumë romantike që m'i plotëson kushtet e përditshme. Ftoj gjithë miqtë e mi që kanë dëshirë të vijë në Micigan. Është i mirëpritur në shtëpinë time për një drekë, deri këtu është pasuria ime. Bëj një jetë normale, frekuentoj koncertet. Më vjen keq që është hapur një nam i tillë që Amerika është "Punë dhe Gjumë". Kjo s'është e vërtetë. Për mua, në çdo vend që të jetosh varet se çfarë ti i kërkon jetës. Në të tërë botën ka karrocierë, shoferë, mësues, gazetarë, artistë të pasur dhe të varfër .. .Nëse ti i kërkon më tepër vetes në asnjë vend nuk ka limite dhe në Amerikë gjithashtu. Limitet qëndrojnë tek individi.
    MiniPrezantues te Ngjitur

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Ledina Çelo

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:33 pm

    Ledina Çelo

    E shoh jetën bardh e zi

    Këngëtarët sot duken sikur kanë humbur shumë nga vetja. Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në këtë vend për shumë njerëz romantikë, njerëz të mësuar me parime dhe sjellje "alla buon manier" e kanë kuptuar që të jesh në qendër të vëmëndjes duhet të bësh sharlatanizma mbas biznesmenëve. Dreka dhe darka, servilizma dhe histori boshe që në bosht kanë gjithnjë qëllimin për të paguar artin tënd, me diçka që është jashtë vetes. Këngëtari di të japë maksimumin me zërin e tij, të hapësinohet në ndjenjën e bukur të vargjeve dhe në muzikën që nuk njeh limit. Por, kur ai vihet ballë për ballë me interesin, lekun, qëllimet e dyfishta, interesat e vogla, duket sikur humbet shumë nga vetja. Atëherë vjen një largim i beftë, krejt fatal për artistin...

    - Si është gjendja juaj shpirtërore në këto momente?
    - E mirë, sepse pas një periudhe të gjatë pune, jam ritakuar me të afërmit e mi, me vëllain që kisha kohë që nuk e kisha parë. Por në lidhje me veten më duket sikur kam humbur shumë. Sot krijimtaria bëhet vetëm mbi bazën e interesave materiale dhe të them të drejtën unë nuk jam tip që t'i shkojë nga prapa biznesmenëve për të vjelë para. Jam nga ato njerëz që e adhurojnë këngën, që emocionet më mirë se kudo tjetër mund t'i shprehë me anë të muzikës. Kjo periudhë boshe krijimtarie më vret shumë. Kënaqësia më e madhe e imja, është kur më ndalon ndonjë polic në rrugë dhe më kërkon dokumentat. Aty shoh që unë quhem Ledina Çelo dhe ndjehem me të vërtetë në Shqipëri. Është nje periudhë boshllëku dhe më vjen shumë keq. Këtu në Shqipëri emocionet janë shumë të mëdha dhe mbi këtë tokë unë kam ndjerë kontaktin e parë me publikun, emocione që s'do i harroj kurrë. Por që dua që ato të përsëriten.
    - E megjithatë unë di se ju po punoni në Francë...
    - Po, kam fituar një konkurs dhe jam nën një kontratë komedie muzikale. Në fillim unë nuk dija frëngjisht e megjithatë ma ofruan këtë mundësi, duke më dhënë mundësi të perfeksionoj frëngjishten. Unë kam një rol të dytë. Komedia quhet "Marin Maddlen", flet për historinë e një gruaje heroinë të diskriminuar nga koha. E quanin një femër prostitutë, por ajo kishte fatkeqësitë e saj. Është një grua shumë e mirë, ndërkohë që motra i bën gjithë prapaskenat. Unë pra kam rolin e më çapkënes dhe dua t'i rrëmbej dashurinë.
    - Si ju ka pritur publiku francez ?
    - Shumë mirë. Po unë doja të theksoja se jashtë ka një interesim shumë më të madh ndaj artistëve. Unë lashë Akademinë e Arteve të Bukura, një vit e kisha kaluar tashmë, për të marrë këtë rol që mund të më jepte mundësi shumë të mëdha në karrierën time. Aty, gjërat janë të organizuara shumë mirë dhe mbi të gjitha ka vëmëndje ndaj talenteve. Shkova shumë rastësisht aty dhe shoh ndryshime shumë të mëdha. Ato nuk më njihnin dhe më ofruan bashkëpunimin e tyre, ndërkohë që në Shqipëri të njohin shumë mirë dhe nuk e bëjnë këtë.
    - A ishte e lehtë t'i përshtateshe jetës atje?
    - Sigurisht që jo. Unë në Shqipëri pata fatin e madh të këndoj me Luan Zhegun dhe karriera ime mori krahë menjëherë. Atje vështirësitë ishin shumë të mëdha si për moshën, për gjuhën, por njëkohësisht dhe për faktin që unë isha një vajzë e re e pamësuar të jetoj larg familjes. Në fillim unë komunikoja anglisht, por tani kam nisur të komunikoj mirë frëngjisht. Aty jetoj vetëm. Shtëpinë e kam të paguar nga produksioni, por kam dhe pak miq dhe kaloj një pjesë të mbasdites. Punoj me të vërtetë shumë. Dikur nuk kam qenë një vajzë shumë studioze dhe aty kam mësuar edukatën e punës.
    - Ishte hera e parë që keni dalë jashtë?
    - Jo, para katër vjetësh kam dalë në turne me disa artistë shqiptarë dhe ka qenë diçka krejt ndryshe, sepse ishe e rrethuar me miq, shokë, kolegë.
    - E megjithatë duket sikur ke shumë nostalgji për Shqipërinë...
    - Është një fenomen i çuditshëm që besoj se i ndodh të gjithëve. Kur ikën ke atë padurimin për të arritur qëllimin e jetës tënde. Ke shumë objektiva dhe do t'i arrish. Por kur t'i ke një ftesë nga Shqipëria, atëherë ndizet ajo dëshira e madhe e vendlindjes që të mbyt dhe dëshiron të fluturosh.
    - A i dëgjon këngët e tua?
    - Dikur i dëgjoja. Tani jo më... Do kisha dëshirë të dëgjoja këngë të reja. Doja të dëgjoja Ledinën me këngë të reja.
    - Këtë radhë pse je kthyer?
    - Kisha një ftesë nga Petri Bozo për një koncert. E prita me shumë kënaqësi sepse isha pushim. Në Durrës në koncertin e madh që u zhvillua, ndjeva emocionin e madh të publikut. Kisha ardhur me pak dyshim duke menduar se çfarë do t'i thosha publikut "Ju ndoshta më keni harruar, unë jo". Por u kënaqa sepse ato kënduan me mua, dhe ky ishte sodisfaksioni më i madh.
    - Ledina, kush ja u ka vënë emrin?
    - Ishte një zgjedhje e vëllait të madh. Ne kemi shumë diferencë me njëri tjetrin. Vëllai im ka qenë shumë studioz, komplet ndryshe nga unë, dhe dashurohej me gjuhën ruse. Mësuesja e tij ishte shtatzënë në të njëjtën kohë me nënën time. Ajo donte t'i vinte këtë emër së bijës, por lindi djalë. Dhe kështu emri më mbeti mua. E kam këtë emër dhuratë nga vëllai i madh.
    - Sa fëmijë jeni?
    - Jemi tre. Unë jam vajzë e vetme dhe më e vogla. Vëllezërit i kam patur gjithnjë si shokë. Jeta na ka ndarë disi tani, se jemi të gjithë jashtë. Kam patur shumë diferencë me to dhe më kanë parë gjithnjë me sytë e më të voglës.
    - Të kanë mbrojtur ndonjëherë "alla shqiptarçe"?
    - Me vëllain e vogël kam patur konfidencë shumë për artin. Ai merrej dhe vetë me muzikë, por u largua shpejt për në Gjermani. Vëllai i madh ishte shumë më ndryshe, ka qenë shumë i hapur. Vëllai i vogël më thotë gjithnjë dhe tani: "është mirë që u largova, sepse përndryshe nuk do të kisha lënë kurrë të vazhdoje rrugën e artit". Ato sot më ndjekin kudo që janë dhe janë fanatikë mbas videove të mia. Unë jam shumë neglizhente dhe më ka ndodhur të mos kem kasetat me interpretimet e mia. Ia marr gjithnjë atyre.
    - Si ndodhi zbulimi yt?
    - Në moshën 12 vjeçare në Pallatin e Kulturës im vëlla këndonte një këngë të Vladimir Kotanit mbas festivalit. Aty këndova një duet me të. Ishte një sukses i vogël. Unë e kam dashur shumë muzikën, por në fëmijëri kam patur më të fortë pasionin e atletikës. Dhe ishte koha që duhet të regjistroheshim në gjimnaz. Mësuesja e muzikës më kish dëgjuar të këndoja kur bënim pastrimin javor në klasë të tetë, mu vu nga prapa të konkuroja në lice për kanto. Fitova po jo me ambicjen të këndoja në festival. Më pas gjërat rrodhën vetë. Nga bashkpunimi me mësuesin tim të pianos, tek Osman Mula e tek Agim Doçi, Alqi Boshnjaku e shumë të tjerë. Por është një rrugë shumë e vështirë. Ka shumë prapaskena. Unë shpalos emocionet e këngës, por prapa nuk është dhe aq bukur.
    - Ju a jeni e bindur që talenti çan sot në jetë?
    - Duhet të jesh shumë i fortë. Sot ana ekonomike dhe financiare janë primare për të vazhduar. Talenti shumë herë lihet i mjerë në mes të rrugës...
    - Ju thatë që bëhen shumë prapaskena në botën e artit. Nga kush?
    - Prapaskenat janë jo konkrete, por janë të kuptueshme.
    - Po mes këngëtarëve...?
    - Unë jam e kënaqur që çdo artist ka fansat e tij dhe krijon personalitetin e tij. Ka vend për të gjithë. Tek unë nuk egziston xhelozia ndaj askujt. Ambicie sigurisht që ka, po kjo për të ecur përpara.
    - Çfarë jete bën sot?
    - Unë bëj një jetë shumë normale. Panvarësisht se tani që jam rritur i kuptoj gjërat shumë mirë dhe për këtë më vjen keq. Dikur i shihja gjërat më të paqta. Tani shoh dhe kuptoj realitetin. Ai është bardh e zi.
    - Ngjyra?
    - Unë kam dëshirë të shoh diell, por njerëzit janë vrarë. Konkretisht shoh vëllain tim. Ai ka ikur para 13 vjetësh dhe ka mbetur ai i pari. Ndërsa njerëzit kanë ndryshuar shumë. Ndoshta si rrjedhim i mbijetesës së vështirë shqiptare. Nuk e di. Ndonjëherë them, jam mirë aty ku jam. Ti shoh gjërat nga larg dhe të jem e bindur për këtë.
    - Ledina, shumë të trishtuar të shoh. A ka dashuri në jetën tënde?
    - Sigurisht që ka, sepse dashuria është ajër. Është frymëzim.
    - Për ju thuhen historira shumë interesante mbi jetën private...
    - Po, historia ime e dashurisë vazhdon dhe mendoj se do ketë të ardhme. Është gjithnjë dashuria ime e vjetër, me të cilin ndjehem shumë mirë.
    - Çfarë profesioni ka i dashuri yt?
    - Nuk mund ta them. Është shumë dashamirës i artit, kaq mjafton.
    - Ku jeton?
    - Mund t'ju them që unë kam një qëllim. Në qoftë se dashuria ka qenë e bukur kur ju e keni marrë vesh para dy tre vjetësh, historia vazhdon. Unë jam prapë me këtë njeri. Familja do jetë në të ardhmen time, dhe e shoh veten një nënë, në mënyrë të padiskutueshme. Unë tani jam në Francë, kam obligimet e mia, dashuria ime është në Londër dhe mendoj se kemi një të ardhme të përbashkët.
    - Dikur jeni marrë me atletikë. Vazhdoni akoma?
    - Po, vazhdoj rregullisht. Tani 30 minuta ose një orë ia kushtoj vrapit.
    - Mban dietë?
    - Sigurisht që po.
    - Çfarë ushqimesh preferon?
    - Jam vegjetariane, po ha shumë dhe peshkun. Molla është fruti që më bën të ha dhe një kile përnjëherë.
    - Tani në Francë ke probleme me ushqimin?
    - Sigurisht, mamaja më mungon shumë. Ajo m'i bënte të gjitha gati. Regjimi sigurisht ka ndryshuar. Tani që kam ardhur, më ka gatuar speca të mbushura, për të cilat kisha shumë neps.
    - Ledina, a i ke ruajtur miqësitë e vjetra?
    - Kam qenë shumë e shoqërueshme. Por bardhë e zija ka hyrë pak në shpirtin tim dhe ka zënë vend edhe në shoqëri.
    - Je tip diplomate?
    - Jam tip i lëkundshëm. Më vjen shumë inat që duhet t'i them të gjitha, po më mbërthyet. Jam tip që një moment qan, një moment hedh poshtë çdo gjë. Por logjika vendos ekuilibrin.
    - Për çfarë nervozohesh më shumë?
    - Për sinqeritetin. Atë e shoh të zbehur dita ditës.
    - Po ju a gënjeni?
    - Deri dje nuk gënjeja kurrë. Tani kam filluar edhe të gënjej... Ndoshta i jam përshtatur ambientit.
    - Veshja që preferoni?
    - Unë preferoj ngjyrat në përgjithësi.
    - Kapelen e përdor vetëm në Shqipëri për t'iu fshehur syve të njerëzve...?
    - Jo, e bëj thjesht për çështje dielli. Bën shumë vapë këto ditë.
    - Çfarë bën tjetër në Francë?
    - Kam filluar të lexoj shumë. Në lice ka qenë jetë tjetër. Isha adoleshente dhe pëlqeja shumë diskot dhe shoqërinë. Më së fundi kam lexuar Koelhon dhe më ka lënë shumë mbresa. Ato momentet vetëm, unë i kaloj duke lexuar. Dikur bëja një telefonatë, dilja. Tani është ndryshe.
    - Ke patur më parë shoqe apo shokë?
    - Kam dashur gjithnjë të kem shoqëri me shokë. Por shumë herë ato janë keqkuptuar. Po unë jam ndjerë shumë mirë në miqësinë e tyre. Është e vështirë të gjesh shokë të vërtetë.
    - Projektet e tua të ardhshme?
    - Në të ardhmen time do jetë Shqipëria. Nuk do i mungoj asnjëherë. Për të realizuar një ëndërr, për të evidentuar emrin e mirë të shqiptarëve.
    - A je ndjerë keq për emrin shqiptare?
    - Më shumë ndjehesh keq këtu në Shqipëri, sidomos kur ke të bësh me dokumentacion. Atje shihen gjërat me seriozitet, ndërsa këtu shteti nuk të siguron personalitetin si njeri. Unë ndenja tre muaj në Shqipëri për një dokument. Gjëra absurde, pyetje absurde.
    - Si jetojnë shqiptarët në Francë?
    - Në përgjithësi janë integruar. Unë nuk kam shumë kontakt.
    - Me kompaninë muzikore a do ketë vazhdimësi?
    - Kontratën e kam tre vjeçare. Sigurisht shfaqja nuk do vazhdojë për tre vjet. Flitet që pas komedisë do përgatitet një album me të cilin ne kemi filluar. Kam inçizuar dy këngë në frengjisht.

    Skeda personale
    Emri, mbiemri: Ledina Çelo
    Ditëlindja: 9.2.1977
    Gjatësia: 1,78 cm
    Pesha: 60 kg
    Profesioni: Studente, këngëtare
    Hobi: Udhëtime, patinazh
    Gjëndja civile: Beqare
    Shenja të vecanta: Nishan mbrapa shpine ( kjo ka lindur me nishan ne tru - shenim i artikullsjelleses )

    (Nga Arlinda Canaj ''Spekter'')

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Flori i WSF:

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:34 pm

    Flori i WSF:

    Gjithçka bëhet për hir të parasë

    Ditëlindja: 23 gusht 1982
    Shenja e horoskopit: Akrepi
    Gjatësia: mbi 1.80
    Ngjyra e preferuar: e verdha
    Pija e preferuar: I pi të gjitha. Dhe me pijet alokolike kam një mardhënie më se normale.

    I veshur me të kuqe, me një look paksa ndryshe nga shfaqja e herëve të para, me flokë të verdhë dhe me katër tatuazhe në trupin e tij, Flori është tërhequr përkohësisht nga kënga për të krijuar muzikë. Në krahun e djathtë mban një tatuazh ku shruhet Forever mbi një pentagram. A do të zgjasë përgjithomë kjo ndjenjë?

    - Ju keni arritur një sukses shumë të madh në një kohë relativisht të shkurtër me këngët e Orinda Hutës, West Side Family etj. Si ndjeheni?
    - Padyshim që ndjehem mjaft mirë. Tek unë nuk ka ndryshuar asgjë. Duke i besuar verbërisht instiktit dhe ndjenjës, kam arritur të krijoj muzikë që për fat të mirë ka patur sukses dhe është pëlqyer nga publiku. Nuk kam bërë asgjë për biznes apo për ndonjë qëllim tjetër që nuk ka të bëjë me artin. Ky është profesioni im dhe për mua është dëshirë, ndjenjë dhe dashuri.
    - Çfarë ka mbetur nga Flori që ka dalë për herë të parë me grupin "The dreams" ?
    - Ka mbetur po ajo buzëqeshje
    - Dhe çfarë ka ndryshuar?
    - Ngjyra e flokëve, intenerari i punëve, gjatësia, ngjyra e lëkurës dhe asgjë tjetër.
    - Si ndodhi që u shkëputët nga kënga?
    - Duke krijuar për këngëtarët e tjerë u tërhoqa nga kënga. Megjithatë unë këndoj në skenë dhe kur nuk jam, sepse kur këndohet muzika ime, është njësoj sikur ta këndoj unë. Emocionet i kam pothuajse të njëjta. U shkëputa vetë nga muzika dhe muzikën time e këndojnë këngëtarë të ndryshëm. Kjo është diçka shumë e bukur.
    - Një ditë nga jeta jote...?
    - Zgjohem në mëngjes nga ora 9.30-10 sepse bie të fle nga ora 5 e mëngjesit pasi është një vapë e tmerrshme. Puna e parë që bëj është ardhja në studio. Marr kafen dhe ujin, dëgjoj muzikën që kam bërë një natë më parë dhe në qoftë se frymëzohem, mund të ndreq diçka që mua më duket se nuk shkon, ndërsa në qoftë se nuk frymëzohem, dal, shpenzoj qoftë dhe një orë me miqtë e mi dhe kthehem në studio.
    - Si e kalon një gjendje mërzije?
    - Kur jam i mërzitur mbyllen në vetvete dhe meditoj pa menduar për njerëzit që më rrethojnë apo ambientin ku ndodhem.
    - Po kur je i lumtur, si reagon?
    - Kur jam i lumtur nuk pushoj duke qeshur. Qesh shumë.
    - Cili është vendi që preferon të jesh?
    Vendi që preferoj të jem është ai vend që nuk egziston.
    - Ku e shikon veten në të ardhmen?
    - Sigurisht që në Shqipëri e shikoj padiskutim. Duke punuar më fort, duke studiuar më shumë. Ëndrrat e mija janë të mëdha, por ndoshta këtë vit do të vazhdoj për dramë.
    - Kur je penduar në jetën tënde?
    - Unë jam një tip që shkoj aty në më çon zemra, ndjek dëshirën dhe instiktin tim dhe duke mos bërë pothuajse asnjëherë llogari jete, por duke ecur me ndjenjë ndoshta dhe kam gabuar dhe për këtë jam penduar më pas...por unë përsëri kam vazhduar të ndjek ndjenjën dhe instiktin tim pasi nuk mund të bëj ndryshe.
    - Sa të çmendura janë fanset e Florit?
    - Nuk mund të them se janë të çmendura pasi ato që bëjnë çmenduri unë nuk mund t'i quaj fanse. Një fanse apo dhe fans mjaftohet me një autograf ose telefononatë për të pyetur se çfarë kënge të re do të nxjerr apo për planet e mija. Përsa i përket lidhjeve që kam unë me fanset nuk kam abuzuar kurrë përkundrazi mund të them se jam nga ata njerëz të njohur në qoftë se mund të konsiderohem i tillë që nuk pij kafe kurrë me një person që nuk e njoh qoftë ky apo kjo dhe një fans.
    - Si janë mardhëniet mes jush dhe grupit The Dreams?
    - Shumë të mira, sidomos me dy kolegët e mi dhe për këtë jam shumë i lumtur. Nuk ka asnjë lloj arsyeje që ne të mos dalim bashkë apo të mos dëgjohemi në telefon me njëri-tjetrin.
    - Aktualisht me çfarë po merreni?
    - Tani marr pjesë tek festivali "Mikrofoni i Artë" me dy këngë, një të Alketës dhe një te Besës me grupun Produkt 28. Janë këngë që janë pëlqyer shumë nga publiku dhe ndjehem mjaft mirë për këtë. Festivali "Mikrofoni i Artë" është në edicionin e tij të dytë këtë vit. Vjet është bërë festivali i parë dhe të tëra këngët që sot janë hite, që janë më të mirat në treg duke filluar nga grupe dhe këngëtarë të ndryshëm sidomos nga Kosova, janë lançuar dhe promovuar për herë të parë nga +2 Radio nëpërmjet festivalit. Duke patur lidhje të mira me +2 Radio kam ndjerë se një pjesë e mirë e këngëtarëve ndjehen mirë dhe janë të kënaqur, po bëhen mjaft promovime këngëtarësh të rinj dhe grupesh të panjohur, pra me pak fjalë po bëhet një promovim i suksesshëm i këngëtarëve të rinj të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Mund të them se kënga e Alketës dhe e Besës për mua janë të mrekullueshme, akoma nuk ka mbaruar festivali dhe mund të dëgjosh fëmijët, pasi ata janë dhe më të ndjeshëm, që këndojnë këto këngë.
    - Veç promovimit që i bëhet këngëtarëve dhe grupeve të reja, çfarë ndryshimi apo vlere mendoni se sjell ky festival në muzikën shqiptare?
    - Në këtë festival unë shikoj vlera muzikore, shikoj porta të hapura, shikoj se aty kush e ka merituar ka arritur ta kalojë seleksionimin pasi duhet ta kemi të qartë se ka akoma shumë nga ata këngëtarë që nuk janë këngëtarë. Meritë e këtij festivali është promovimi për herë të parë i këngëtarëve kosovarë dhe e vëerteta është se këtë e bëri pikërisht ky festival. Të gjithë këngëtarët dhe grupet kosovare që janë sot në treg u lançuan vjet dhe këtë vit janë përsëri në festival.
    - Pas pjesmarrjes tek Mikrofoni i Artë kur do ta dëgjojmë përsëri muzikën e Florit apo Florin si këngëtar?
    - Kam filluar të mendoj për albumin tim, por më duhet të kujdesem dhe për shumë gjëra të tjera. Pastaj të nxjerrësh një album nuk është e lehtë. Më duhet të mendoj për muzikën, për tekstin dhe për të gjitha gjërat e domosdoshme. Ndërkohë që në të njëjtën kohë më duhet të krijoj muzikë për këngëtarë të ndryshëm.
    - Veç festivalit Mikrofoni i Artë me çfarë po merreni tjetër tani?
    - Po bëj dashuri (qesh), pasi dashuria ime është muzika. Po merrem me muzikë dhe kohën e lirë ja kushtoj vetes. Kur kam kohë të lirë ulem diku dhe mendoj për planet e mija, për të ardhmen, për shumë gjëra që më duhet t'i jap një zgjidhje duke folur me veten time.
    - Flori, si e shikoni gjendjen e muzikës shqiptare në këto momente?
    - Në lidhje me muzikën dhe këngëtarët shqipëtarë duke përfshirë dhe veten time, replikoj, dua të krijoj muzikë, dua të kemi një muzikë moderne, cilësore dhe me nivel. Kushtet që të ofron Shqipëria nuk të lejojnë që të kesh një teknikë të avancur për të pretenduar një nivel artistik të lartë. Për më tepër tregu muzikor shqiptar është i mbushur me këngë turke dhe greke të kënduara në shqip. Dua t'i them këtyre njerëzve që t'i lenë këngët greke dhe turke ashtu siç janë dhe të krijojnë muzikë shqiptare. Këtu nuk është vetëm faji i kompozitorëve por dhe i këngëtarëve të cilët duke tregtuar muzikë "të vjedhur" po humbasin personalitetin e tyre. Duhet të kuptohet që kjo lloj muzike "e vjedhur" turke dhe greke nuk është muzikë por një degjenerim i muzikës shqiptare. Dhe gjithçka bëhet për hir të parasë.

    (Nga Stela Xoxe ''Spekter'')

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Gili

    Mesazh  webmaster prej Thu Dec 04, 2008 2:34 pm

    Gili

    Nuk më pëlqejnë veshjet e 'zhveshura'

    Gili, biondja simpatike e këngës shqiptare, sa është kthyer nga një sërë koncertesh në Ulqin dhe në Malësi të Madhe ku ka kënduar në mesin e malësorëve të ardhur për pushime në trojet e veta. "Biles i kam lënë ende valixhet nëpër korridore, por pasi intervista ishte për media nga Tirana erdha pa hezitim". Nuk e pyesim pse kaq shumë valixhe sepse e dimë që Gili është njëra nga këngëtaret që i kushton shumë rëndësi paraqitjes para publikut, qoftë me veshje, qoftë me grim, qoftë me fotografi, etj. Ajo, bashkë me vjehrrën, Ilirin bashkëshortin dhe me djemtë i kishte mbaruar pushimet e verës në Antalia të Turqisë dhe këtë periudhë gushti në bregdetin shqiptar të Ulqinit që e quante periudhë pune, sado që shprehej se ishte kënaqur shumë.
    Këngëtarja që këndoi për disa vite këngë që u pëlqye e po pëlqehet edhe nga fëmijët, çastet e eksodit i riktheu me disa këngë të tjera me tema të ditës të cilat i realizoi edhe si videoklipe. Kënga "Prishtina", një baladë shumë e bukur ku i këndohet rinisë studentore prishtinase të viteve tetëdhjetë. Pastaj kënga "Ditët e fundit" në duet me Ardit Stafajn e cila trajton temën e drogës që si videoklip ka marrë shumë çmime në manifestimet e këtij lloji, dhe tash së fundi kënga "Mos ma shëmtoni lirinë". Vetëm pas luftës ka realizuar një videokasetë dhe dy albume që janë pritur dhe janë shitur shumë. Disa nga këngët e saj përcjellin edhe sensin e krenarisë së të qënit femër si: "Edhe pa ty u kënaqa", "Aktore e përkryer", etj. Gili ka marrë pjesë në shumë manifestime humanitare në Kosovë dhe jashtë. Ndaj nuk e ka zgjedhur rastësisht që albumin e saj të fundit e ka përuruar jo në ambiente të mbyllura e në sallonet e hoteleve të Prishtinës, por në një ambinet rural në një fshat të Kosovës.

    * Vendlindja: Prishtinë
    * Pesha: 58 kg
    Gjatësia: 1.63
    Shenja e horoskopit: Demi
    Ngjyra e syve: E gjelbërt
    * Shkollimi: Fakulteti Filozofik, Gjuhë e letërsi shqipe
    * Ngjyra më e dashur: E bardha, pink
    * Parfumi : J'adore
    * Qyteti që pëlqeni: Prishtina, Parisi, Venediku
    * Firmat nga e cila e përdorni kozmetiken: Lancom
    * Këngëtari më i mirë: Sinan Vllasaliu, Elsa Lila, George Michael
    * Aktori juaj më i dashur: Ben Afflek
    * Ushqimi: italian
    * Pija: Campari
    * Pushimi: Turqia
    * Kreatorja: Donatela Vercaçe
    * Stili në veshje që pëlqeni: Elegante


    - Çfarë do të ndryshonit nga pamja juaj?
    - Së pari do t'i largoja kilogramët e tepërt.
    - Çfarë komplimenti ju kanë bërë për pamjen tuaj?
    - Xixëllonja e skenës shqiptare.
    - Sa ndryshon loku juaj në skenë me lokun e jetës së përditshme?
    - Ekstravagante në skenë dhe praktike në përditshmëri.
    - Cilën veshje nuk do ta kishit veshur kurrë?
    - Atë me të cilën do të dukesha "e zhveshur".
    - Bizhuteritë a i përdorni dhe të çfarë natyre janë?
    - Shumë, sidomos ato vezulluese në skenë.
    - Çfarë është moda për ju?
    - Të jesh e bukur në momente dhe në vende të caktuara
    - A keni mbajtur ndonjëherë dietë?
    - Dietat i përdori para xhirimeve të videoklipeve.

    Klodi_Shkodra

    Numri i postimeve : 10
    Registration date : 08/12/2008

    Character sheet
    faqet partnere:
    faqet partnere

    yyyyyyyyyyyyy

    Mesazh  Klodi_Shkodra prej Mon Dec 08, 2008 6:49 am

    jo per zotin Sbej per ket tme una te shkruaj nje roman pupupupupu

    Sponsored content

    Re: Intervista

    Mesazh  Sponsored content Today at 8:53 pm


      Ora është Sat Dec 03, 2016 8:53 pm