Big Brother, fillon numerimi

    Share

    webmaster
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 65
    Vendodhja : TiRaNe
    Registration date : 19/11/2008

    Big Brother, fillon numerimi

    Mesazh  webmaster prej Sat Feb 07, 2009 9:27 am

    Big Brother, fillon numerimi

    February 6, 2009

    Big Brother, fillon numerimi

    Rikthehet ne shtepite tuaja reality show me i pelqyer: ‘Big Brother’ . Shtepia e rralle, me ngjarje dhe personalitete nga me te larmishmet, do te marre jete ne transmetim me 7 shkurt ne ‘Top Channel’, ne oren 20.45, kur te gjithe do te ndjekin drejtperdrejt futjen per here te pare ne shtepi te banoreve, qe do te jene protagonistet e edicionit te dyte.

    Kete vit stafi i Big Brother garanton se personazhet, qe do te hyne ne shtepine me te famshme ne Shqiperi, jane vertet shume interesante. Ata jane perzgjedhur mes mijera aplikanteve, te cilet kane qene pjese e audicioneve per ‘Big Brother Albania’.

    Ky fakt eshte nje tjeter tregues i shikueshmerise dhe suksesit te padiskutueshem te nje formati, qe ne fakt proven e suksesit absolut, e kaloi qe ne edicionin e pare te tij.Mungojne edhe pak ore, kur shtepia me e famshme do te hape serish dyert, per te shpalosur nje tjeter bashkejetese televizive, te tjera miqesi, dashuri por dhe konflikte e intriga.

    Cdo gje e percjelle 24 ore ne 24, ne 2 kanale te DigitAlb, si dhe në Top Channel ku çdo ditë per rreth 30 minuta do te transmetohet permbledhja e ngjarjeve me te rendesishme te dites.Ndersa te shtunen do te zhvillohet spektakli i madh nen drejtimin e Arbana Osmanit.

    Edicioni i pare, pervecse hipotekoi suksesin absolut te nje show te tille ne Shqiperi, sherbeu edhe si hapi i pare i nje pervoje qe po persoset me tej ne edicionin e dyte.

    Stafi i Big Brother po punon per te permiresuar spektaklin ne cdo detaj te tij. ’Big Brother’ eshte i vetmi program televiziv ne Shqiperi qe ploteson standartet nderkombetare, cka konfirmohet nga patenta qe zoteron nen marken e kompanise ‘Endemol’.

    Written by admin · Filed Under SHOW BIZ (Edit)

      Ora është Sat Dec 03, 2016 8:55 pm